7 October 2022, 07:18
Nga A.B
Anna Sorokin
SHBA- "Anna Delvy", emri i vërtetë i së cilës është Anna Sorokin, rusja e cila mashtroi elitën e Nju Jorkut duke u shtirur se ishte një trashëgimtare gjermane është lënë e lirë.
Sorokin, e cila mashtroi bankat dhe emrat e mëdhenj të Manhatanit me rreth 67 milionë dollarë, do të lirohet nga burgu federal në SHBA me kusht 10,000 dollarë, do t'i nënshtrohet arrestit shtëpiak dhe nuk do të lejohet të krijojë asnjë llogari në media sociale.
“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur me vendimin e sotëm të gjykatës për lirimin e Anna Sorokin”, tha avokati i saj Duncan Levin për mediat amerikane.
"Ndërsa ka ende disa pengesa për t'u kapërcyer në lidhje me lirimin e saj, Anna është e emocionuar që do të jetë jashtë në mënyrë që të fokusohet në apelimin e dënimit të saj të gabuar," tha Levin.

Në prill 2019, Anna Sorokin u dënua deri në dymbëdhjetë vjet burg. Pasi kaloi në pesë institucione, ajo u lirua në shkurt 2021 për shkak të sjelljes së mirë.
Pasi u lirua nga burgu në shkurt 2021 dhe pagoi borxhet e saj, Sorokin e gjeti veten përsëri në burg pasi Emigracioni dhe Zbatimi i Doganave (ICE) e morën atë në paraburgim sepse viza e saj e qëndrimit kishte skaduar.
"Anna Delvey", e luajtur nga Julia Garner në serialin "Inventing Anna", fitoi 320,000 dollarë nga Netflix për të licencuar të drejtat e autorit për prodhimin e shfaqjes, të cilat ajo i shpenzoi për tarifat e avokatëve, gjobat dhe dëmet.
Historia e vërtetë
29-vjeçarja ruse Anna Sorokin u zhvendos në Nju Jork në vitin 2013 dhe krijoi një identitet të rremë me emrin Anna Delvy. E reja u shtir si një trashëgimtare e pasur nga një familje e njohur në Gjermani dhe shumë shpejt arriti të mashtrojë të gjithë.
Duke krijuar “imazhin perfekt” në Instagram dhe duke postuar vazhdimisht foto me vende ekzotike, festa dhe produkte të shtrenjta, ajo ka arritur jo vetëm të fitojë miq të pasur, por edhe t’i mashtrojë ata, duke nxjerrë shuma të mëdha parash.
anna sorokin
Bota
6 October 2022, 23:40
F.M
Vladimir Putin dhe Hashim Thaçi
Në numrin 47 Raamweg në Hagë, një qeli pret Vladimir Putinin. Ajo qeli është në n...
Bota
6 October 2022, 23:25
Gjermani
Më 13 majin e vitit 1939, 937 njerëz – kryesisht hebrenj – hipën në anijen luksoze “SS St. Louis”, p&e...
Bota
6 October 2022, 23:16
Foto Ilustruese
IRAN- Protestat në Iran për vdekjen e një gruaje 22-vjeçare të arrestuar nga policia e moralit të vendit ka...
Bota
6 October 2022, 23:14
SHBA- Dy ekonomistë të njohur dhanë të enjten parashikime të ndryshme mbi të ardhmen e ekonomisë globale. Kristalina Georgi...
Bota
6 October 2022, 23:04
e.k
Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan
PRAGË- Darka e liderëve evropiane duket se nuk ka shpëtuar pa incidente. Mësohet se nj&eum...
Bota
6 October 2022, 23:00
e.k
Personat e arrestuar
MAQEDONIA E VERIUT- Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi masa financiare, përkatësisht tw ngrijw pasurinë e...
Bota
6 October 2022, 22:38
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
GREQI- Tjetër tragjedi është shënuar në brigjet e Greqisë. Sipas informacioneve të publikuara...
Bota
6 October 2022, 22:30
e.k
Pamje nga protestat
BOSNJE- Disa qindra persona në Bosnjë e Hercegovinë iu bashkuan protestës së opozitës më 6 tetor, p...
Bota
6 October 2022, 22:08
e.k
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të falë të gjithë të dënuarit në nivel feder...
Bota
6 October 2022, 22:05
e.k
Harta që tregon kufirin mes vendeve
SHBA- Dy rusë që thanë se janë arratisur për t’i shpëtuar shërbimit t&eum...