22 July 2024, 13:53
Nga N.F
Foto ilustruese
SERBI- Ditën e sotme mediat në Kosovë kanë raportiar për një takim sekret mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe Milan Radoiçiç. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në fillim të këtij muaji është takuar me kryekriminelin Milan Radoiçiç gjatë vizitës që presidenti serb ka pasur në qytetin e Kragujevcit, në fillim të muajit korrik. Sipas burimeve, në këtë takim është diskutuar për tema të ndryshme, përfshirë mbështetjen e grupit kriminal të Milanit Radoiçiçit, për protestat e mundshme, për opozitën në Serbi si dhe shkaktimin e incidenteve/sulmeve në veri të Kosovës.
Sipas këtyre burimeve për shkak të presionit ndërkombëtar, takimi është tentuar të mbahet sekret. Vuçiç dhe Radoiçiç, janë pajtuar që me raste të kritikojnë njëri-tjetrin në qarqe të caktuara, për të kamufluar bashkëpunimin e afërt që e kanë.
Thuhet se Vuçiç i ka konfirmuar Radoiçiçit fuqizimin e mbështetjes së shtetit dhe të institucioneve të Serbisë për vazhdim të aktiviteteve të tyre, ndërsa Radoiçiç ka shprehur edhe një herë besnikërinë ndaj Vuçiçit.
Grupi paramilitar i Milan Radoiçiçit, kohët e fundit ka përqendruar aktivitetet e veta në zonën e Novi Pazarit, ku janë shtuar lëvizjet e tyre në lokacionet e afërta si Banja e Novi Pazarit, Vuçja Llokva, Ribariçi dhe Rogozna.
Gjithnjë sipas burimeve të RTK-së brenda institucioneve të sigurisë, Milan Radoiçiç së fundmi është takuar edhe me disa eprorë të Policisë së Serbisë, me të cilët ka diskutuar “tema të sigurisë” dhe ka kërkuar mbështetjen për grupin e tij, derisa vazhdon të ketë takime të rregullta edhe me zyrtarë të BIA-s serbe.
Do theksuar se institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare të sigurisë, në vazhdimësi kanë paralajmëruar mundësinë e provokimeve dhe sulmeve të tjera nga grupi i Milan Radoiçiqit, i cili po kryen trajnime të vazhdueshme dhe po strehohet në Serbi.
Të dielën, në afërsi të Liqenit të Ujmanit, pati një sulm me mjet shpërthyes, ku u dëmtuan dy automjete që ishin të parkuara. Ky sulm, sipas burimeve të RTK-së, kishte për qëllim kërcënimin dhe frikësimin e qytetarëve që po kalonin fundjavën në këtë liqen.
vucic radoicic kosove serbia
Bota
22 July 2024, 13:58
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË-Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas tërheqjes së Joe Biden. Presidenti aktual i SHBA-ve, Joe Biden nj...
Bota
22 July 2024, 13:48
N.F
Foto ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite urdhëroi civilët që të evakuohen përkohësisht nga një pjesë e zonës hu...
Bota
22 July 2024, 13:17
E. D
pamje nga vendngjarja
BRAZIL- Tentativa për vjedhjen e një telefoni ka përfunduar në mënyrë tragjike për një 17-vje...
Bota
22 July 2024, 12:58
E. D
Donald trump dhe Joe Biden
SHBA- Që kur presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se po tërhiqet nga gara presidenciale, Donald Trump ka filluar m...
Bota
22 July 2024, 13:00
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tërheqja e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nga gara për rizgjed...
Bota
22 July 2024, 12:56
M.B
Foto ilustruese
KROACI- Pesë persona u vranë të hënën në Shtëpinë për të moshuar dhe të pafuqish&eum...
Bota
22 July 2024, 11:26
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Shoqata gjermane e gazetarisë hulumtuese, Netzwerk Recherche (NR), përjashtoi gazetarin dhe autorin me ndikim, Hubert Seipe...
Bota
22 July 2024, 10:54
N.F
Biden
SHBA- Aksionet aziatike ishin kryesisht më të ulëta të hënën pasi presidenti Joe Biden doli nga gara e vitit 2024. ...
Bota
22 July 2024, 11:00
E. D
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti Rexhep Tajip Erdogan thotë se Turqia është gati të ndërtojë një bazë detare...
Bota
22 July 2024, 10:40
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të jetë aleati më i fortë i Amerikës në Lindjen ...