LIVE UPDATES
Bota

Merz mbron armatosjen e Gjermanisë dhe paralajmëron nga AfD: Liria dhe paqja janë prioriteti ynë

Kancelari gjerman shprehet kundër një procedure për ndalimin e AfD-së, por nuk e përjashton plotësisht si mundësi. Merz vazhdon të jetë i shqetësuar për pajisjen dhe gatishmërinë e Bundeswehr-it.

31 August 2026, 10:13 Nga I.A
Merz mbron armatosjen e Gjermanisë dhe paralajmëron nga AfD: Liria dhe
Friedrich Merz

GJERMANI- Kancelari federal Friedrich Merz (CDU) ka mbrojtur rritjen e ndjeshme të shpenzimeve të Gjermanisë për mbrojtjen. Në intervistën verore të ARD-së, të dielën në mbrëmje (30.08.), ai paralajmëroi kundër shkurtimit të shpenzimeve dhe blerjeve të reja të planifikuara për vitet e ardhshme, me qëllim lehtësimin financiar të qytetarëve.

"Çfarë vlere ka edhe pagesa më e mirë për prindërit, nëse humbasim lirinë tonë dhe rrezikohet paqja në Evropë?", tha Merz. Sipas tij, liria dhe paqja janë "prioriteti që duhet të sigurojmë". Vetëm atëherë mund të ketë edhe zhvillim ekonomik në Gjermani.

Kritika e kancelarit ndaj politikës së qeverive paraardhëse

"Ne duhet të korrigjojmë mangësitë e 15 viteve të fundit", tha Merz, duke iu referuar pajisjes dhe gjendjes së ushtrisë gjermane. "Bundeswehri nuk është aty ku duhet të jetë. Ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi në Gjermani."

Megjithatë, kancelari u shpreh se projektet e armatimit për modernizimin e Bundeswehr-it duhet të realizohen "shumë më me efikasitet dhe me kosto më të ulëta". Ai përmendi si shembull bashkëpunimin me Ukrainën, i cili tregon se prodhimi mund të bëhet me kosto më të favorshme.

Në intervistën e ARD, kancelari federal iu përgjigj për gati 30 minuta pyetjeve të gazetarit gjerman Markus Preiß, drejtues i studios së ARD-së në Berlin. Ashtu si në disa dalje të tjera mediatike që nga kthimi i tij nga pushimet rreth një javë më parë, përfshirë konferencën përmbyllëse për shtyp të mbledhjes së qeverisë federale të mërkurën në Neuhardenberg, Merz foli për situatën e kërcënimeve dhe nevojën për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Ai përmendi Ukrainën e kërcënuar, por nuk iu referua drejtpërdrejt Rusisë apo presidentit të saj, Vladimir Putin.

Kjo u vu re edhe kur gazetari gjerman e pyeti për incidentin në aeroportin e Leipzigut, ku më 4 gusht një dron i pajisur me eksploziv, me origjinë të panjohur, u rrëzua në afërsi të drejtpërdrejtë të avionëve transportues ukrainas. Lidhur me këtë "incident në Leipzig”, Merz tha se qeveria federale do të reagojë "në ditët në vijim”. Sipas tij, kjo përgjigje do të jetë "e koordinuar përfundimisht me Bashkimin Evropian dhe partnerët e NATO-s”. Ai shtoi se partnerët e Gjermanisë "nuk do të befasohen” nga ky reagim.

Paralajmërim për suksesin e AfD-së në Saksoni-Anhalt

Duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare të landit të Saksoni-Anhaltit, që mbahen të dielën e ardhshme, ku sipas sondazheve AfD-ja, e klasifikuar në land nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës si ekstremiste e djathtë, pritet të bëhet forca më e madhe politike dhe shpreson madje për një shumicë absolute, kancelari federal paralajmëroi për pasoja të rënda ekonomike. "Nëse ndodh ajo që aktualisht duhet të kemi frikë se mund të ndodhë, landi do të pësojë dëme të konsiderueshme”, tha Merz lidhur me një fitore të mundshme të AfD-së.

Ai theksoi se e ka të vështirë të imagjinojë që investitorët ndërkombëtarë do të vazhdonin të merrnin pjesë në ceremoni për vendosjen e gurthemelit të fabrikave të reja apo të investonin në ngritjen e ndërmarrjeve të reja në Saksoni-Anhalt, nëse landi do të drejtohej nga një kryeministër i AfD-së. Megjithatë, Merz nënvizoi se kjo është një vendimmarrje që u takon votuesve dhe votueseve të Saksoni-Anhaltit. Kur gazetari vuri në dukje se Merz kishte thënë "gjithmonë” se nën drejtimin e tij politik rezultatet zgjedhore të AfD-së do të përgjysmoheshin, kancelari e kundërshtoi këtë pretendim. Ai tha se këtë nuk e kishte thënë "gjithmonë”, por "së fundi në vitin 2018”.

Një grua si presidente?

Në intervistën e ARD, Merz nuk pranoi të përcaktohej qartë, nëse dëshiron që kreu i ardhshëm i shtetit të jetë një grua. Mandati i presidentit federal Frank-Walter Steinmeier përfundon në mesin e marsit 2027, ndërsa Asambleja Federale do të vendosë për pasardhësin e tij më 30 janar.

"Nuk është sekret që kam shumë simpati për këtë ide”, tha Merz. Megjithatë, ai theksoi se më e rëndësishme është që Gjermania të ketë një president ose presidente që e mban të bashkuar shoqërinë dhe ka një fuqi të madhe integruese për vendin. Sipas tij, kjo është më e rëndësishme sesa çështja e gjinisë. Megjithatë, ai shtoi se në radhët e CDU/CSU-së ka disa gra të cilave do t'ua besonte këtë detyrë. Ndër gratë e Unionit (CDU/CSU) që prej muajsh përmenden si kandidate të mundshme për postin e presidentes federale, në radhë të parë është Ilse Aigner (CSU), kryetare e parlamentit të Bavarisë dhe një politikane me përvojë të gjatë edhe në politikën federale. Po ashtu, në diskutim janë edhe politikanet e CDU-së Karin Prien dhe Julia Klöckner, si dhe Annegret Kramp-Karrenbauer, kryetare e Fondacionit Konrad Adenauer, që është i afërt me CDU-në./DW

cdu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin