LIVE UPDATES
Bota

Nuk ka qetësi mes Greqisë dhe Turqisë/ Përplasje sërish në Detin Egje për zonat e mbrojtura detare

Turqia shpall dy zona të mbrojtura në një rajon të kontestuar detar, duke shkaktuar reagim të ashpër në Athinë. A po hyn mosmarrëveshja e vjetër në Egje në një fazë të re tensioni?

31 August 2026, 09:58 Nga I.A
Nuk ka qetësi mes Greqisë dhe Turqisë/ Përplasje sërish
Foto Ilustruese

GREQI- Periudha e qetësisë në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë nuk zgjati as tre vjet. Pas tërmetit shkatërrues në Turqi në shkurt të vitit 2023 dhe mbështetjes së madhe që Greqia ofroi menjëherë më pas, të dy vendet fqinje u afruan me njëri-tjetrin. Në dhjetor 2023, ato nënshkruan Deklaratën e Athinës për marrëdhënie miqësore dhe fqinjësi të mirë. Kjo deklaratë pati një ndikim pozitiv për të dy popujt, por duket se tani ky efekt është zbehur.

Gjatë kësaj periudhe të gjatë qetësie në marrëdhëniet greko-turke, të dyja qeveritë nuk ndërmorën hapat e nevojshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, kryesisht ato që lidhen me përcaktimin e kufijve detarë. Ndoshta për këtë arsye, edhe një masë që teorikisht synon mbrojtjen e mjedisit mund të kthehet sërish në burim tensionesh në marrëdhëniet dypalëshe.

Shkaku i këtyre tensioneve të reja: Shpallja nga Turqia, më 15 gusht, e dy zonave të mbrojtura detare, të ashtuquajtura edhe parqe detare, në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor. Ajo në verilindje të Egjeut përfshin një zonë të mbrojtur në ujërat midis ishujve grekë Limnos dhe Samothraki. Zona e mbrojtur detare jugore ndodhet në lindje të Rodosit dhe rrethon  ishullin grek Kastelorizo. ë ashtuquajturat parqe detare

Greqia dhe Turqia prej dekadash janë në mosmarrëveshje lidhur me përcaktimin e kufijve të tyre detarë në Detin Egje, si dhe me të drejtat ekonomike që lidhen me këta kufij dhe pretendimet mbi burimet natyrore, si nafta. Ministria e Jashtme e Greqisë reagoi menjëherë ndaj njoftimit, duke e cilësuar krijimin e këtyre zonave të mbrojtura detare si "të paligjshëm”. Në deklaratën e saj thuhet se shpallja e rezervateve detare nga Turqia në zona që ndodhen jashtë ujërave territoriale turke nuk ka asnjë efekt juridik.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis theksoi gjatë mbledhjes së kabinetit më 24 gusht se dëshiron të ruajë marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Megjithatë, ai nënvizoi se "zonat që janë nën sovranitetin grek përcaktohen nga e drejta ndërkombëtare”. Ai shtoi se Greqia është "gjithmonë e gatshme t'i mbrojë ato”.

Garë për mbrojtjen e deteve?

Pak më shumë se një vit më parë, Greqia kishte njoftuar krijimin e dy zonave të mbrojtura detare në Ishujt Jonianë dhe në Cikladet jugore, por brenda ujërave të saj territoriale. Në atë kohë, Turqia deklaroi se "masat e njëanshme duhet të shmangen në dete të mbyllura ose gjysmë të mbyllura si Deti Egje dhe Mesdheu.” Megjithatë, tani Turqia shpalli vetë zona të mbrojtura detare pa konsultime paraprake. Të ashtuquajturat parqe detare janë zona të mëdha të mbrojtura në det, të krijuara për të ruajtur ekosistemet detare të ndjeshme. Duket në plan të parë, se për të dy vendet, shpallja e këtyre zonave ka të bëjë vetëm në një masë të kufizuar me mbrojtjen e natyrës.

Nëse do të ishin vërtet të shqetësuara për faunën detare në Mesdheun ekologjikisht të ndjeshëm, Greqia dhe Turqia me siguri do të kishin gjetur një mënyrë për të vepruar së bashku për mbrojtjen e saj. Në vend të kësaj, shpallja e parqeve detare duket të jetë një taktikë e re për të demonstruar dominim në këtë hapësirë detare të kontestuar, kapitulli më i fundit i mosmarrëveshjes që vazhdon prej dekadash në Detin Egje.

Doktrina e "Mavi Vatan” (Atdheu Blu)

Greqia është e bindur se Turqia i sheh zonat e mbrojtura detare si një mjet për të vënë në pikëpyetje të drejtat sovrane të ishujve grekë. Athina druhet se shpallja e dy zonave të reja është pjesë e doktrinës revizioniste turke "Mavi Vatan”, që do të thotë "Atdheu Blu”.

Përmes kësaj doktrine, Turqia ngre pretendime mbi zonat ekskluzive ekonomike (ZEE) të Greqisë dhe Qipros, pra hapësira detare ku një shtet bregdetar gëzon të drejta të veçanta, për shembull për peshkimin ose shfrytëzimin e burimeve natyrore. Krahas kësaj, Ankaraja vë në diskutim edhe sovranitetin mbi një numër të madh ishujsh dhe ishuj të vegjël grekë. Deri më tani, kjo doktrinë ka qenë kryesisht me karakter teorik dhe strategjik. Ajo po avancon përmes nismave ligjore në parlamentin turk. Me këtë, Turqia synon të formalizojë pretendimet e saj për një kontroll më të madh mbi pjesë të Detit Egje dhe të Mesdheut Lindor.

Kërcënimi i përhershëm

Vetë Greqia është e kënaqur me status quo-në në Detin Egje, por ndihet e kërcënuar nga Turqia, e cila është e pakënaqur me gjendjen aktuale dhe disponon një forcë ushtarake dukshëm më të madhe.

Për këtë arsye, Greqia po investon ndjeshëm në avionë luftarakë, fregata, nëndetëse dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Pasi për disa vite kishte shpenzuar dukshëm më pak për importin e armëve, sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Greqia u rendit në vendin e 19-të në botë ndër importuesit më të mëdhenj të armëve të rënda gjatë periudhës 2021-2025.

Edhe kur Athina krijon aleanca të reja ose forcon ato ekzistuese, faktori Turqi luan gjithmonë një rol të rëndësishëm. Kështu, në vitin 2021, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës greke, qeveria greke dërgoi raketa kundërajrore Patriot në Arabinë Saudite për të mbrojtur rafineritë saudite nga sulmet e rebelëve Huthi. Kjo ndodhi në një periudhë kur Arabia Saudite dhe Turqia ishin në konflikt politik. Gjatë një vizite shtetërore tek princi i kurorës saudit, Mohammed bin Salman, kryeministri Kyriakos Mitsotakis iu referua shprehimisht rolit të Turqisë, duke e cilësuar atë si "destabilizues dhe kundërproduktiv”.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Riadit janë përmirësuar. Më 7 gusht 2026, Turqia nënshkroi së bashku me Arabinë Saudite dhe Pakistanin Paktin e Mbrojtjes së Mekës, një marrëveshje e rëndësishme për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Duke pasur parasysh Turqinë, Greqia ka zhvilluar edhe një bashkëpunim strategjik me Izraelin. Megjithë kritikat e forta brenda Greqisë për shkak të situatës katastrofike humanitare në Rripin e Gazës, kryeministri Kyriakos Mitsotakis vazhdon të mbajë marrëdhënie të ngushta me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Në Ministrinë greke të Mbrojtjes shihet me admirim teknologjia ushtarake izraelite dhe po planifikohet krijimi i një sistemi mbrojtës mbi Detin Egje, sipas modelit të "Iron Dome” (Kupolës së Hekurt) izraelite.

Ky projekt, i quajtur me pompozitet "Mburoja e Akilit”, synon të mbrojë vendin nga çdo lloj kërcënimi të mundshëm, përfshirë edhe ato që vijnë nga fqinjët. Sipas planeve, sistemi pritet të jetë plotësisht funksional duke filluar nga viti 2029.

Deri tani, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vazhdon të përdorë një ton pajtues ndaj Turqisë. Megjithatë, më së voni në pranverën e vitit 2027, në Greqi do të zhvillohen zgjedhje të reja parlamentare. Sa më shumë që afrohen zgjedhjet, aq më i madh mund të bëhet tundimi për Mitsotakisin që të paraqitet si një patriot i vendosur dhe të ashpërsojë ndjeshëm retorikën ndaj Turqisë./Dosja.al

konflikt mes greqise dhe turqise

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin