9 June 2022, 15:27
Nga d.a
Charles Michel
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pritet të qëndrojë në Kosovë më 14 dhe 15 qershor, konfirmuan burimet evropiane në Bruksel. Ai po ashtu më 15 qershor do të qëndrojë në Maqedoni të Veriut dhe më pas do ta vizitojë edhe Malin e Zi.
Ky është turneu i dytë i vizitave në Ballkanin Perëndimor që Michel ka zhvilluar, pasi në maj ai vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Sipas burimeve evropiane, Michel gjatë vizitave në Ballkan do të bisedojë me liderët e shteteve për raportet e tyre me Bashkimin Evropian, për situatën në rajon pas pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për takimin e përbashkët të liderëve të BE-së dhe Ballkanit, që pritet të mbahet në Bruksel më 23 qershor.
Pritet që kreu i Këshillit Evropian ta shfrytëzojë këtë vizitë edhe për të sqaruan idenë e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeopolitike evropiane”, që ka thënë se do të bashkonte vendet e BE-së dhe shtetet evropiane që nuk janë në bllok, por që ndajnë vlera të përbashkëta.
Michel ka deklaruar më herët se ka nisur konsultimet me liderët e 27 shteteve të bllokut për idenë e tij. Ndërkaq, në samitin e 23 qershorit, ai pritet që të diskutojë me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në ditën kur do të nisë edhe samiti i rregullt i dyditor BE-së.
Michel po ashtu ka thënë se do të propozojë që gjatë verës të mbahet edhe një samit i posaçëm i liderëve të BE-së dhe shteteve anëtare, për të diskutuar për propozimin e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeostrategjike evropiane”.
Ideja e paraqitur nga Michel është e ngjashme me një ide të paraqitur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e “Komunitetit politik evropian”./REL/
Michel ka thënë se ideja e tij “në asnjë mënyrë nuk është menduar si zëvendësim i procesit të zgjerimit e as si argument për vonesa të reja në këtë proces”.
Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia janë në bisedime më të avancuar për anëtarësimin në bllok. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, proces që është bllokuar nga një veto e Bullgarisë për shkak të mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina ende nuk kanë nisur procesin për anëtarësimin në BE.
charles michel
Bota
9 June 2022, 15:06
Termet ne Itali
ITALI- Një tërmet i fortë është ndjerë pak më parë në orën 13:18 në rajoni...
Bota
9 June 2022, 14:53
Petkov
BULLGARI- Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov ka zhvilluar sot një takim me Komisionerin e BE-së për Integrimin Oliver ...
Bota
9 June 2022, 14:43
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet nga Organizata ...
Bota
9 June 2022, 14:32
d.a
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Joe Biden është penguar duhe ngjitur shkallët e avionit presidencial Air Force One në bazën ajrore An...
Bota
9 June 2022, 14:26
RUSI- Debati mbi shëndetin e presidentit rus Vladimir Putin po 'nxehet' pas një shtyrjeje të papritur të pranisë së tij n&e...
Bota
9 June 2022, 14:08
d.d
Foto ilustruese
KINË-Një aeroplan ushtarak në Kinë, është rrëzuar sot në një zonë të banuar si pasoj...
Bota
9 June 2022, 14:22
F.M
Albin Kurti
KOSOVË- Albitn Kurti, kryeministri i Kosovës nuk pranon t'i bashkohet Ballkanit të Hapur. Një ditë pas mbajtjes së...
Bota
9 June 2022, 14:14
Naason Joaquin Garcia
MEKSIKË- Udhëheqësi i kishës meksikane La Luz del Mundo u dënua të mërkurën me më shum&...
Bota
9 June 2022, 14:04
d.a
Daniel Santulli
SHBA- Një student i Universitetit të Misurit, i cili pësoi një dëmtim të rëndë të trurit&...
Bota
9 June 2022, 14:00
j.c
Foto ilustruese
LIBAN- Zhurma e avionëve izraelitë dhe zhurma e dronëve të vëzhgimit për dekada kanë qenë të v...