Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Aeroplani me trupin e pajetë Ratko Mlladiqit, i cili vdiq më 27 gusht në Hagë, arriti të enjten, më 3 shtator, në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit. Në aeroplan, përveç anëtarëve të familjes, ndodheshin edhe ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, dhe dy bashkëluftëtarë të Mlladiqit.
Varrimi shtetëror për të dënuarin për krime lufte, Ratko Mlladiq ose pjesëmarrja e anëtarëve të Qeverisë së Serbisë në varrimin e tij janë të papranueshme për Bashkimin Evropian, ka paralajmëruar Thomas Byrne, ministri irlandez për Çështjet Evropiane, vendi i të cilit aktualisht mban presidencën e bllokut evropian. Ai konfirmoi se zyrtarët evropianë “po punojnë shumë në prapaskenë” lidhur me këtë çështje.
“Besoj se një varrim shtetëror do të ishte i papranueshëm. Sa kuptoj unë, në fakt nuk po organizohet një varrim shtetëror, por është krejt e mundshme që zyrtarë të lartë të pushtetit t’i bëjnë nderime atij personi. Pra, edhe kjo është e papranueshme”, deklaroi Byrne para takimit joformal të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Irlandë.
Ai i cilësoi zhvillimet gjatë viteve ’90 në rajonin e Ballkanit Perëndimor si “të neveritshme”.
“Por, mos kini asnjë dyshim, ajo që po ndodh atje, sipas mendimit tim, ende u shkakton dhimbje njerëzve, veçanërisht në atë rajon, por edhe në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian”, vlerësoi Byrne.
Aeroplani me trupin e pajetë Ratko Mlladiqit, i cili vdiq më 27 gusht në Hagë, arriti të enjten, më 3 shtator, në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit. Në aeroplan, përveç anëtarëve të familjes, ndodheshin edhe ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, dhe dy bashkëluftëtarë të Mlladiqit.
Arkivoli me trupin e Mladiqit ishte i mbuluar me flamurin e Serbisë dhe u mbajt nga pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë. Djali i tij deklaroi se Mlladiqi do të varroset të hënën, më 7 shtator, në varrezat e Topçiderit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte thënë më herët se pret që djali i Mladiqit “në ditët në vijim t’i njoftojë të gjithë për atë që dëshiron familja”. Megjithatë, ai ka shtuar se shteti do të jetë i gatshëm të ofrojë çdo lloj mbështetjeje logjistike, transporti dhe të tjera, si dhe të ndihmojë në ruajtjen e rendit publik, paqes dhe sigurisë. Më herët, ministri Vujiq kishte thënë se Mlladiqi do të varroset me nderimet më të larta shtetërore.
Komisioni Evropian, ndërkaq, ka thënë se u takon autoriteteve të Serbisë të vendosin se çfarë roli do të kenë në varrimin e Mlladiqit, por ka theksuar se madhërimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe se për të nuk ka vend as në Bashkimin Evropian, as në vendet kandidate për anëtarësim.
Ministri irlandez për Çështjet Evropiane bëri thirrje se është koha për ta lënë të kaluarën pas dhe për të punuar në pajtimin, si dhe që procesi i pajtimit në Ballkanin Perëndimor të vazhdojë. Tribunali i Hagës e dënoi Ratko Mlladiqin me burgim të përjetshëm më 8 qershor 2021. Gjykata konstatoi se ai ishte fajtor për gjenocidin e kryer ndaj rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, në verën e vitit 1995./REL
Suedi SUEDI- Suedia përballet me një “kërcënim të lartë” të lidhur me luftën hibride ruse, e cila synon...
UKRAINË- Zyrtari kryesor ukrainas për sanksionet tha është optimist për miratimin e një projektligji gjithëpërfshir&eu...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe emisari amerikan, Steve Witkoff, gjatë një takimi në Berlin në dhjetor të vitit 2025. ...
foto ilustruese SHBA- Bota ka hyrë në një “zonë rreziku të motit ekstrem”, ndërsa ndikimet e El Niño kan&e...
Milojko Spajić MALI I ZI- Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar propozimin për ndryshimin e Kushtetutës, që parashikon heqjen e imunitet...
SERBI- Aeroplani me trupin e pajetë të Ratko Mlladiçit, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë, ka...
Foto Ilustruese DANIMARKË- Agjencia e sigurisë dhe inteligjencës në Danimarkë (PET) ka lëshuar një paralajmërim t&...
Selia e Komisionit Evropian në Bruksel. Një grup prej 11 shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian i kërkoi me shkrim Shërbimit ...
Rafineria e naftës e Gazprom Neft në Moskë ishte në shënjestër të dronëve ukrainas më 18 qershor. Teksa Ukrain...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli ka vendosur të lirojë pesë shtetas libanezë të arrestuar në jug të Libanit, pasi ka arri...