16 July 2022, 17:30
Nga I.A

SHKUP- Me 68 vota pro dhe asnjë kundër dhe pa pjesmarrjen e VMRO-DPMNE-së në sallë u miratuan konkluzionet mbi propozimin lidhur me kornizën negociuese për procesin e bisedimeve të antarësimit me BE-në. Kompromi si zgjidhje për zhbllokimin e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut u propozua nga ana e Presidencës së Francës me Këshillin e BE-së më 30 qershor 2022. Deputetët e mazhorancës miratimin e konkluzioneve e përcollën me duartrokitje.
Votimi vjen pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për tri ditë u debatua për këtë propozim. Debati u përcoll me kundërshtime e madje edhe me tentime për përplasje fizike. Gjatë gjithë debatit, deputetët e partisë opozitare, VMRO-DPMNE, përmes fishkëllimeve me bori i penguan deputetët e partive në pushtet që të mbajnë fjalimet e tyre. Deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë me akuzat ndaj qeverisë për "tradhëti kombëtare”, pasi, sipas tyre, "propozimi francez rrënon gjuhën dhe identitetin kombëtare maqedonas”. Deputetët e opozitës nuk janë bindur as nga deklarata e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila të enjten (14.07) në fjalimin para deputetëve tha, se propozimi garanton gjuhën maqedonase dhe se askush nuk duhet të jetë i shqetësuar për identitetin e tij.
Konkluzionet e miratuara kanë të bëjnë me garancitë për gjuhën dhe identitetin maqedonas. "Kuvendi e detyron qeverinë që përmes delegacioneve në bisedime, t'i përmbahet përcaktimit për respektimin pa kushte të gjuhës, identitetit dhe kulturës së popullit maqedonas, si elemente për të cilat nuk negociohet me BE-në. Në kornizën e bisedimeve gjuha maqedonase të jetë pa sqarime, pa shtesa dhe pa fusnotë”, thuhet në propozim-konkluzionet që u prezantuan nga Grupi Parlamentar i LSDM-së.
Propozimi francez parashikon kapërcimin e mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes lidhur me gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike, ndërkohë që pala bullgare kërkon nga pala maqedonase që të përfshijë edhe pakicën bullgare në preambulën e kushtetutës, si të barabartë me popujt e tjerë.
Marrë nga DW
Bota
16 July 2022, 17:07
I.A
Maria Bamieh
KOSOVË- Ish-prokurorja britanike në radhët e EULEX-it, Maria Bamieh, menjëherë pas përfundimit të konferenc...
Bota
16 July 2022, 15:47
e.k
Hajrulla Çeku
PRISHTINË- Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka kërkuar një sqarim nga raportuesja për Kosovën ...
Bota
16 July 2022, 14:37
d.a.
Foto ilustruese
Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur një fabrikë armësh në Rripin e Gazës në orë...
Bota
16 July 2022, 14:18
d.a.
Hristijan Mickovski
MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski pasi doli nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në m...
Bota
16 July 2022, 13:50
d.a.
Protesta ne Shkup
MAQEDONIA E VERIUT- Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut para pak minutash janë miratuar konkluzionet e dala nga propoz...
Bota
16 July 2022, 13:42
d.a.
Xhaferri dhe Apasiev
MAQEDONIA E VERIUT- Në seancën e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka pasur përplasje ve...
Bota
16 July 2022, 13:25
e.k
Pamje nga zjarret masive që kanë përfshirë Spanjën
SPANJË- Temperaturat e larta mbi 40 gradë C të ndikuara dhe nga ...
Bota
16 July 2022, 12:49
d.a.
Borisllav Kërmov
MAQEDONIA E VERIUT- Deputeti i së Majtës në Maqedoninë e Veriut, Borisllav Kërmov gjatë fjalës n&e...
Bota
16 July 2022, 12:38
d.a.
Borisllav Krmov
MAQEDONIA E VERIUT- Deputeti Borisllav Krmov nga partia e 'Majta' në Maqedoninë e Veriut gjatë seancës për propozi...
Bota
16 July 2022, 12:28
d.a.
Dimitar Kovacevski
MAQEDONIA E VERIUT- Ka nisur sot seanca e rradhës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në lidhje me diskutimet p&...