Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Moska i refuzon kategorikisht deklaratat e Japonisë, të cilat i konsideroi politikisht të parëndësishme, ofenduese dhe ligjërisht të pabazuara.
RUSI- Rusia ka hedhur poshtë kritikat e Japonisë ndaj vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin në Ishujt Kuril, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe duke akuzuar Tokion për revizionizëm dhe një politikë anti-ruse që kufizohet me armiqësinë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Moska i refuzon kategorikisht deklaratat e Japonisë, të cilat i konsideroi politikisht të parëndësishme, ofenduese dhe ligjërisht të pabazuara.
Sipas Zakharovës, Ishujt Kuril iu dorëzuan Bashkimit Sovjetik në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, në bazë të marrëveshjeve të arritura mes fuqive aleate dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ajo theksoi se Moska nuk vë në dyshim sovranitetin dhe juridiksionin e saj mbi këto territore.
“Udhëheqja japoneze i ka diktuar me arrogancë Moskës se cilat rajone të vendit të saj udhëheqësi i saj suprem mund ose nuk mund të vizitojë”, deklaroi Zakharova.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, ajo akuzoi gjithashtu Tokion se po përdor retorikë revizioniste për të minimizuar përgjegjësinë e Japonisë për agresionin në Azi gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke iu referuar dorëzimit të Japonisë në shtator të vitit 1945. Përplasja diplomatike u ndez pas vizitës së Vladimir Putinit në Ishujt Kuril, në Lindjen e Largët të Rusisë. Vizita, e zhvilluar të hënën, ishte e para e presidentit rus në këtë zonë dhe u kundërshtua menjëherë nga Tokio, e cila e cilësoi atë absolutisht të papranueshme.
Japonia pretendon sovranitetin mbi katër ishujt në pjesën jugore të arkipelagut, të cilët u pushtuan nga forcat sovjetike në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945. Mosmarrëveshja territoriale mes dy vendeve ka penguar për dekada edhe përmirësimin e plotë të marrëdhënieve dypalëshe.
Zakharova kritikoi gjithashtu mbështetjen e Japonisë për Ukrainën dhe sanksionet e vendosura ndaj Moskës pas nisjes së ofensivës ruse në Ukrainë, duke e akuzuar Tokion se po ndjek politikën e vendeve perëndimore ndaj Rusisë. Mosmarrëveshja mbi Ishujt Kuril mbetet një prej çështjeve më të ndjeshme në marrëdhëniet ruso-japoneze dhe vazhdon të jetë pengesë për zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjes territoriale mes dy vendeve./Dosja.al
Foto ilustruese UKRAINË- Një sulm i ri me dronë ka goditur gjatë natës portin e Izmailit, në rajonin e Odesës, duke shka...
Pete Hegseth SHBA- Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi të hënën gjatë një takimi në Pan...
Foto ilustruese UKRAINË- Ukraina i ka propozuar Rusisë një marrëveshje për ndërprerjen e ndërsjellë të sulmeve...
Rafineria në zjarrë ARABI SAUDITE- Rebelët Huthi të Jemenit kanë pretenduar se kanë sulmuar me dy dronë një rafiner...
Ngushtica e Hormuzit IRAN- Irani ka kundërshtuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se Shtetet e Bashkuara kanë marrë kontroll t...
Foto ilustruese EVROPË- Mijëra persona në Britani dhe Spanjë kanë raportuar dhimbje dhe shqetësime në sy pasi kanë ...
Pamje nga zjarri GREQI- Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë të enjte në Siviri, në Halkidiki të Greqisë, ...
Pamje nga shpërthimi HOLANDË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të martën në një rafineri në portin e R...
Pamje nga shpëthimi ITALI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të enjte në një fabrikë municionesh n...
Robert Sayev RUSI- Një ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka humbur jetën pas një shpërthimi në Seva...