13 August 2026, 17:04
Nga G.M
Pamje nga zjarri
GREQI- Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë të enjte në Siviri, në Halkidiki të Greqisë, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e banorëve dhe turistëve nga zona e rrezikuar.
Përmes sistemit të emergjencës 112, autoritetet u kanë kërkuar personave që ndodhen në Siviri të largohen menjëherë dhe të drejtohen në Mola Kaliva, duke ndjekur udhëzimet e forcave të emergjencës. Flakët po përballohen nga një numër i madh forcash tokësore dhe ajrore. Në operacion janë angazhuar 122 zjarrfikës dhe 41 mjete, ndërsa nga ajri po ndërhyjnë 9 avionë zjarrfikës dhe 3 helikopterë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se situata është veçanërisht shqetësuese pasi Halkidiki ndodhet në një periudhë me rrezik shumë të lartë për përhapjen e zjarreve. Autoritetet kanë vendosur gjithashtu kufizime për qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në zona të caktuara pyjore, me qëllim shmangien e rrezikut për banorët dhe pushuesit.
Zjarri në Siviri vjen në një kohë kur pjesë të ndryshme të Greqisë po përballen me temperatura të larta dhe kushte të favorshme për përhapjen e flakëve. Forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve që të mos afrohen në zonat e rrezikuara dhe të respektojnë urdhrat e evakuimit./Dosja.al
zjarre greqi
Bota
13 August 2026, 16:38
G.M
Pamje nga shpërthimi
HOLANDË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të martën në një rafineri në portin e R...
Bota
13 August 2026, 16:30
G.M
Pamje nga shpëthimi
ITALI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të enjte në një fabrikë municionesh n...
Bota
13 August 2026, 15:59
G.M
Robert Sayev
RUSI- Një ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka humbur jetën pas një shpërthimi në Seva...
Bota
13 August 2026, 15:54
G.M
Pamje nga zjarri në anijen turistike
TURQI- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një anije turistike në brigjet e Fethiyes,...
Bota
13 August 2026, 15:35
G.M
Foto ilustruese
IZRAEL- Ushtarët izraelitë kanë marrë pozicione në disa shtëpi palestineze në fshatin Kusra, në Bre...
Bota
13 August 2026, 14:58
G.M
Pamje nga shpërthimi
HOLANDË- Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi t&...
Bota
13 August 2026, 15:00
E.d
Foto ilustruse
Kreu i ri i forcave paraushtarake Basij të Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e Iranit, duke...
Bota
13 August 2026, 14:30
D.S
Ceute
SPANJË- Pamjet e mijëra migrantëve që arritën në enklavën spanjolle të Ceutës në Afrikën...
Bota
13 August 2026, 13:36
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Zgjerimi i BE-së po i afrohet momentit të së vërtetës: në muajt e ardhshëm, Mali i Zi dhe Shqip&...
Bota
13 August 2026, 12:54
D.S
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi ishujt Kuril në lindje të largët për herë të parë...