22 May 2022, 13:55
Nga DOSJA
Foto ilustruese
RUSI- Rusia ka publikuar një listë prej 963 zyrtarëve qeveritarë dhe udhëheqëve amerikanë, të cilëve ua ka ndaluar hyrjen në këtë shtet, si shenjë hakmarrjeje ndaj masave të ngjashme të Uashingtonit, prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.
Në listën e publikuar përfshihen presidenti amerikan, Joe Biden, dhe liderë biznesesh sikurse ai i Facebook-ut, Mark Zuckerberg. Në listë është edhe Jamie Fly, president i Radios Evropa e Lirë, bashkë me disa anëtarë dhe ish-anëtarë të bordit që mbikëqyr REL-in.
Në këtë veprim simbolik të Rusisë janë përmendur edhe emra nga administrata e Bidenit si, nënpresidentja amerikan, Kamala Harris, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Rusia ka vënë ndalesë edhe ndaj tre ish-senatorëve që janë të vdekur: John McCain, Harry Reid dhe Orrin Hatch.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë në një deklaratë se vendimi ka qenë përgjigje ndaj “sanksioneve anti-ruse” dhe synojnë të kufizojnë SHBA-në, e cila është duke tentuar të zbatojë “një rregull botëror neokolonial”.
Në dokument është thënë se Moska mbetet e hapur për “dialog të sinqertë” dhe ka bërë dallim mes popullit amerikan dhe autoriteteve që ka thënë se janë “rusofobe”.
Ministria ruse ka vënë ndalesë edhe ndaj 26 kanadezëve, përfshirë Sophie Trudeau, gruan e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau./REL/
Bota
22 May 2022, 13:50
Vladimir Putin
RUSI- Burimet ushtarake perëndimore kanë bërë një zbulim interesant gjatë ditëve të fundit, du...
Bota
22 May 2022, 11:44
foto ilustruese
BELGJIKË-Belgjika bëhet vendi i parë që vendos karantinën e detyrueshme 21-ditore për&nbs...
Bota
22 May 2022, 13:36
Albin Kurti
KOSOVË- Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar që Bondsteel, ka...
Bota
22 May 2022, 13:37
Foto ilustruese
TIRANË- 92 raste janë konfirmuar, e 28 të tjera dyshohen se janë prekur nga lija e majmuneve, kështu të pakt&...
Bota
22 May 2022, 13:28
Erdogan
TURQI- Letra e fortë e unanimitet është ajo që aktualisht po shfrytëzohet nga Rexhep Tajip Erdogan në NATO,...
Bota
22 May 2022, 13:14
Aleksander Vulin
SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin e ka akuzuar Perëndimin se qëndron pra...
Bota
22 May 2022, 13:05
BOSNJE HERCEGOVINË- Përfaqësuesi i lartë për Bosnje Hercegovinën Christina Schmidt tha se Rusia po zhvillon një "potencial ...
Bota
22 May 2022, 12:50
Foto ilustruese
Nga The Economist
Duke pushtuar Ukrainën, Vladimir Putin do të shkatërrojë jetët e njerëzve larg fushëb...
Bota
22 May 2022, 11:58
Volodymyr Zelenskyy, Mario Draghi
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike m...
Bota
22 May 2022, 12:45
Merkel dhe Vucic
Media e njohur bavareze “Bayerisches Rundfunk”, përmes dy autorëve të saj, Christoph Kersting dhe Henryk Jarczy...