5 April 2023, 07:57
Nga A.B
Bill Gates
SHBA- Bashkëthemeluesi dhe filantropisti i Microsoft, Bill Gates, tha se një pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI), e kërkuar nga kreu i Twitter Elon Musk dhe më shumë se 1000 ekspertë, nuk është një zgjidhje për sfidat e paraqitura nga kjo teknologji.
Në një intervistë me Reuters, Gates tha se nuk është e qartë se si do të funksiononte pauza në zhvillimin e AI në nivel global dhe sugjeroi që potenciali i inteligjencës artificiale duhet të përdoret në mënyrën më të mirë të mundshme.
"Inteligjenca artificiale sjell përfitime të mëdha, kjo është e qartë, dhe ne duhet të identifikojmë fushat e zhvillimit të inteligjencës artificiale që mund të jenë problematike. Unë nuk e kuptoj se kush mund të ndalojë zhvillimin e AI. A do të pajtohej çdo vend për një pushim të tillë"-tha Gates, duke shtuar se ka shumë mendime të ndryshme për këtë temë.
Ky është komenti i parë publik i Gates pas letrës së hapur nga Musk dhe një grup ekspertësh dhe drejtuesish të inteligjencës artificiale në këtë industri, të cilët kërkuan të paktën një pauzë gjashtëmujore në zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Personat që nënshkruan letrën, e publikuar nga instituti jofitimprurës "Future of life", kërkojnë një moratorium për zhvillimin e AI deri në arritjen e protokolleve të përbashkëta të sigurisë për arritje të tilla.
'Sistemet e fuqishme të inteligjencës artificiale duhet të zhvillohen vetëm kur të jemi të bindur se efektet e tyre do të jenë pozitive dhe kur mund të menaxhojmë rreziqet që ato përmbajne'- thuhet në letër.
bill gate inteligjenca artificiale elon musk
Bota
5 April 2023, 07:34
A.B
Donald Trump
SHBA- Donald Trump mbajti mbrëmjen e kaluar fjalimin e tij para qindra mbështetësve në pronën e tij në Florida, ...
Bota
4 April 2023, 22:59
F.M
Berat Buzhala
TIRANË- Gazetari Berat Buzhala ka treguar me lot në sy historinë e dhimbshme të familjes së tij. I ftuar në stu...
Bota
4 April 2023, 22:52
I.A
Alvin Bragg
SHBA- Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg njoftoi sot padinë e Donald Trump për falsifikimin e të dhënave t&...
Bota
4 April 2023, 22:52
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka deklaruar se është i pafajshëm ndaj 34 akuzave të ngritura për falsifikimin e t&...
Bota
4 April 2023, 22:41
I.A
Oficerja
SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump u deklarua i pafajshëm për falsifikimin e të dhënave të biznesit gjat&eu...
Bota
4 April 2023, 22:30
I.A
Alvin Bragg
SHBA- Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg foli pas akuzës së ish-presidentit Donald Trump. Ai thotë se Trump...
Bota
4 April 2023, 21:57
I.A
Donald Trump
SHBA- Zyra e Prokurorit të Qarkut të New York-ut sapo ka publikuar fletën e aktakuzës së Donald Trump. &Cc...
Bota
4 April 2023, 21:48
I.A
Donald Trump
SHBA- Seanca e radhës për akuzat ndaj ish-presidentit të SHBA Donald Trump. Data e ardhshme e seancës për rasti...
Bota
4 April 2023, 21:40
I.A
Donald Trump
SHBA- Aktakuza historike kundër ish-presidentit Donald Trump është zbardhur dhe tashmë është publike. Prokuror&e...
Bota
4 April 2023, 21:31
I.A
Donald Trump
SHBA- Donald Trump është larguar nga salla e gjyqit në Manhatan. Ai nuk bëri asnjë deklaratë gjatë daljes n...