LIVE UPDATES
Bota

NATO, BE në gatishmëri të lartë mes përshkallëzimit të sulmeve ndaj kabllove nënujore në Baltik

Aleksander Kalçev, drejtues ekzekutiv i kompanisë që zotëron anijen 'Vezhen', i hodhi poshtë akuzat se dëmi i shkaktuar ishte i qëllimshëm.

30 January 2025, 16:38 Nga E. D
NATO, BE në gatishmëri të lartë mes
foto ilustruese

BRUKSEL- Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim mbi shpeshtësinë e sulmeve ndaj anijeve civile dhe infrastrukturës kritike civile, ndërsa autoritetet po hetojnë incidentin e katërt të prerjes së kabllove në Detin Baltik në muajt e fundit.

"Vezhen", një anije në pronësi bullgare, u ndalua këtë javë në Detin Baltik, nën dyshimet për tërheqjen e spirancës së saj përgjatë shtratit të detit, duke këputur një kabllo nënujore të dhënash mes Suedisë dhe Letonisë.

Aleksander Kalçev, drejtues ekzekutiv i kompanisë që zotëron anijen 'Vezhen', i hodhi poshtë akuzat se dëmi i shkaktuar ishte i qëllimshëm.

Megjithatë, shërbimet suedeze të sigurisë po bëjnë hetime të mëtejshme.

Ministri letonez i Mbrojtjes Andris Spruds, në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës të mërkurën, konfirmoi se Letonia po punon ngushtë me Suedinë dhe NATO-n për ta hetuar rastin.

"Ekipi zhytës i Forcave Detare të Letonisë ka kryer një inspektim në vendin e incidentit dhe ka mbledhur prova në bashkëpunim me anijet e Rojës Bregdetare suedeze", i tha zoti Spruds Zërit të Amerikës.

Ai theksoi se Letonia do të vendosë teknologji të re dhe do të vazhdojë të punojë ngushtë me aleatët e NATO-s për të rritur mbrojtjen e infrastrukturës kritike në det.

"Këto veprime sabotazhi nuk do të tolerohen dhe ne do të vazhdojmë të zbatojmë veprime të guximshme në përputhje e zbatim të ligjit", tha zoti Spruds.

Kryeministri finlandez Petteri Orpo, vendi i të cilit nisi një hetim rreth dyshimeve për sabotazh pas dëmtimit më 25 dhjetor të kabllos nënujore të energjisë 'Estlink 2', që lidh Finlandën dhe Estoninë, ka theksuar urgjencën e situatës.

"Kjo nuk mund të vazhdojë", i tha ai medias finlandeze 'Lannen' këtë javë. Ai bëri thirrje për një koordinim më të fortë brenda Bashkimit Evropian për të parandaluar sulme të mëtejshme.

"Ne duhet të jemi në një front të përbashkët në sanksionet kundër Rusisë. Kjo vlen për çdo vend të Bashkimit Evropian", i tha ai një gazetari finlandez.

Qeveria në Poloni, një tjetër vend që laget nga Deti Baltik, me më shumë se 1000 kilometra vijë bregdetare, ka bërë thirrje për masa të shtuara sigurie.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ministri i Brendshëm polak Tomasz Siemoniak tha se sulmet e fundit ndaj kabllove nënujore – si ato që lidhin Letoninë dhe Suedinë, si dhe Estoninë e Finlandën – janë në përputhje me rastet e sabotazhit që shihen në rajon.

Ndërsa hetimet janë duke vazhduar, Polonia i sheh këto incidente si veprime të qëllimshme, tha ai.

"Edhe nëse sot nuk ka prova sabotazhi (që e lidhin Moskën drejtpërdrejt) dhe provokimet janë pjesë e arsenalit standard të Rusisë... jemi në një pikë ku duhet të supozojmë se këto janë veprime të bëra me vetëdije e të qëllimshme", i tha ai Zërit të Amerikës të martën.

Zyrtarët polakë theksojnë gjithashtu nevojën për masa më të koordinuara në funksion të sigurisë detare.

"Ne duam që misione të tilla të kryhen në Detin Baltik. Ka shumë trafik kur bëhet fjalë për anijet apo mjete më të vogla lundruese dhe siguria është një çështje absolutisht thelbësore", i tha ai Zërit të Amerikës.

Duke pasur parasysh rëndësinë e saj strategjike dhe praninë në rritje të aktivitetit detar rus, tha ai, NATO duhet t'i japë përparësi Detit Baltik si një zonë kritike e sigurisë.

Motivet politike dhe strategjike

Ndërsa provat vazhdojnë të mblidhen, motivet që lidhen me gjeopolitikën të këtyre sulmeve po bëhen më të qarta.

Analistët besojnë se sabotazhi nuk është vetëm një përpjekje për të ndërprerë rrjetet e komunikimit, por edhe një përpjekje e llogaritur për të vënë në provë aftësitë e reagimit të NATO-s dhe për të krijuar mosmarrëveshje mes shteteve anëtare.

Ligjvënësit në Finlandë, anëtari më i ri i NATO-s, kanë shprehur shqetësime se këto incidente mund të jenë pjesë e një konflikti më të gjerë që shumë qeveri perëndimore hezitojnë ta pranojnë.

"Nëse nuk e dimë se jemi në luftë, është gjithmonë më mirë të supozojmë se jemi", tha Jussi Halla-aho, kryetar i parlamentit finlandez, në një intervistë në fillim të këtij muaji për të përditshmen filandeze ‘Turku Turun Sanomat’.

Një sfidë e rëndësishme për NATO-n dhe aleatët e saj është se si t'i përgjigjen në mënyrë efektive këtyre incidenteve. Ndryshe nga agresioni ushtarak konvencional, këto akte sabotazhi kanë si objektiv anijet dhe infratrukturën civile, duke e bërë të vështirë hakmarrjen e drejtpërdrejtë.

"Nëse ne akuzojmë hapur Rusinë ose Kinën për këto sulme, pyetja logjike që shtrohet pas kësaj është: çfarë do të bëjmë lidhur me këtë gjë?", tha Matti Posio, një ekspert finlandez për politikën e jashtme dhe kryeredaktor i 'Lannen Oy', gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

"Realiteti është se opsionet janë të kufizuara dhe për këtë autorët e këtyre akteve i kanë bërë llogaritë".

Me rritjen e tensioneve, NATO po shqyrton masa shtesë për të siguruar Detin Baltik, i thanë Zërit të Amerikës zyrtarë dhe vëzhgues.

Një opsion përfshin rritjen e patrullave detare dhe mbikëqyrjen e korridoreve kryesore detare. Megjithatë “propozimet më drastike – të tilla si mbyllja e pjesëve të Gjirit të Finlandës për anijet e lidhura me Rusinë – mbetet një çështje politikisht e ndjeshme dhe e ndërlikuar nga pikëpamja ligjore", tha zoti Posio.

Ministrja e Jashtme finlandeze Elina Valtonen, e cila vizitoi Letoninë këtë javë, lëshoi një deklaratë të përbashkët me homologen e saj letoneze.

"Ne jemi të vetëdijshëm se Rusia është një kërcënim afatgjatë për paqen botërore dhe rendin ndërkombëtar ndaj, masat parandaluese dhe mbrojtëse të NATO-s duhet të forcohen më tej, duke koordinuar reagimin e aleatëve ndaj kërcënimit në rritje të paraqitur nga Rusia", thuhet në deklaratën e tyre.

Ndërsa tensionet rriten, NATO shpalli iniciativën ‘Baltic Sentry 2025’, që synon rritjen e pranisë ushtarake të NATO-s në Detin Baltik dhe përmirësimin e aftësisë së aleatëve për t'iu përgjigjur akteve destabilizuese.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka theksuar nevojën për një koordinim më të madh në mbrojtjen e infrastrukturës kritike nga sabotazhi.

Ministrat e Brendshëm të BE-së do të takohen në Varshavë të enjten. Ata pritet të trajtojnë shqetësimet në rritje mbi aktete e sabotazhin që synojnë infrastrukturën kritike në Evropë. Ministrat pritet të diskutojnë kundërmasat e mundshme dhe të koordinojnë përpjekjet për të forcuar sigurinë e frenuar raste të tilla në të ardhmen./VOA

nato be

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes