2 March 2025, 18:41
Nga E. D
fotot ilustruese
SHBA- Pas disa incidenteve që përfshinin dëmtimin e kabllove nënujore në Detin Baltik, përfshirë incidentin e fundit për të cilin Suedia filloi hetimet, NATO krijoi një program për të monitoruar këto tubacione jetike të linjave të komunikimit nënujor dhe të energjisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Vladislavs Andrejevs bisedoi me ushtarakët e një anijeje të NATO-s që patrullon në Gjirin e Finlandës.
Luftanijet estoneze deri vonë shpenzonin pjesën më të madhe të kohës për mbrojtjen e kufirit, duke kërkuar për mina të rastësishme në fundin e Detit Baltik dhe duke kryer operacione shpëtimi. Por këto ditë pasi një numër jashtëzakonisht i lartë i kabllove nënujore janë dëmtuar – marina ka një mision të ri mbrojtjen e infrastrukturës detare.
“Këtu shohim të gjitha anijet rreth nesh dhe të gjitha informacionet rreth tyre. // Ky, për shembull, është një objekt miqësor”, thotë një prej marinarëve ndërsa tregon radarët.
Që nga fillimi i vitit 2025, ekuipazhi i kësaj luftanijeje mina-kërkuese ka marrë pjesë në operacionet e NATO-s që synojnë mbrojtjen e Detit Baltik. Zona e tyre e përgjegjësisë shtrihet nga porti i Talinit deri në mesin e Gjirit të Finlandës, rreth dy orë kohë lundrimi.
“Që nga incidenti me kabllot, marina e Estonisë ka caktuar tre anije - njëra prej tyre është anija jonë, Sarkala. Ajo që po bëjmë këtu është patrullimi i zonës, monitorimi i të gjithë trafikut që shkon në perëndim dhe në lindje, në të dyja drejtimet”, thotë Meelis Kants, komandant i luftëanijes “Sarkala”.
Pikërisht në këto ujëra u dëmtua në dhjetor 2024 kablli energjetik Estlink-2 që lidh Estoninë dhe Finlandën. Tani është detyra e marinës estoneze të mbrojë kabllin e dytë që gjendet në shtratin e detit në Gjirin e Finlandës.
"Nëse diçka është e dyshimtë, u afrohemi anijeve dhe gjithashtu i kontaktojmë anijet nëse është e nevojshme", thotë komandanti Kants.
Gjatë javëve të fundit, mbi 10 kabllo nënujore janë dëmtuar në Detin Baltik. Ndërsa nuk ka asnjë provë përfundimtare sabotimi, disa marinarë thonë se dyshojnë që një spirancë e rënë aksidentalisht të ketë kapur kabllot në shtratin e detit.
Zyrtarët ushtarakë estonezë thonë se ka hetime aktive për mundësinë e sabotimit.
“Kabllot u këputën duke tërhequr spirancat. Anijet tregtare civile kanë qenë duke lundruar dhe kanë lëshuar spirancën. Pyetja është a u bë qëllimisht apo ishte një aksident? Hetimet janë në vazhdim, hetime penale për të gjitha ato ngjarje”, thotë marinari Johan-Elias Seljamaa.
Gjatë patrullimit, marina estoneze së bashku me marinën finlandeze organizojnë stërvitje të vogla ushtarake. Për këta marinarë me përvojë kjo ofron një stërvitje shtesë, edhe pse ndërkohë përmbushin detyrën më serioze të vëzhgimit të këtyre tubacioneve jetike që lidhin vendet nordike me vendet baltike./VOA
nato deti baltik
Bota
2 March 2025, 18:28
A.Ll
Zelenskyy dhe Trump
SHBA- Zyrtarë të lartë në administratën amerikane të Donald Trump dhe kryetari republikan i Dhom&eum...
Bota
2 March 2025, 18:17
N.F
Foto
ZELANDË E RE- Pasagjerët e anijes së lundrimit "Crown Princess" përjetuan momente tmerri kur ajo u përplas në det t...
Bota
2 March 2025, 17:54
E. D
Ursula von der Leyen
LONDËR- Presidentja e Komisionit Europianë, Ursula von der Leyen, deklaroi pas përfundimt të Samitit të lider...
Bota
2 March 2025, 17:57
N.F
Foto
UKRAINA- Ukraina dënoi më 2 mars atë që e cilësoi si “shkelje të sovranitetit territorial” nga punonjës...
Bota
2 March 2025, 17:27
E. D
pamje nga Samiti
LONDËR- Dhjetëra udhëheqës evropianë dhe të NATO-s, së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelens...
Bota
2 March 2025, 16:56
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KRIME- Në një video të postuar në Telegram në fillim të shkurtit, dy barriera lundruese jan&e...
Bota
2 March 2025, 16:55
E. D
pamje nga samiti
LONDËR- Samiti i Londrës për Ukrainën është duke u zhvilluar në Lancaster House nga ora ...
Bota
2 March 2025, 16:24
N.F
Macron dhe Starmer
ANGLI- Britania, Franca dhe Ukraina kanë rënë dakord të punojnë për një plan armëpushimi, që...
Bota
2 March 2025, 16:04
E. D
fotot ilustruese
GAZA- Izraeli ndaloi të dielën hyrjen e të gjitha mallrave dhe furnizimeve në Rripin e Gazës dhe paralajmëro...
Bota
2 March 2025, 15:15
N.F
Macron dhe Starmer
ANGLI- Britania e Madhe dëshiron të punojë me Francën për një plan paqeje për Ukrainën. Kryemini...