3 January 2024, 17:37
Nga a.l
foto ilustruese
RUSI- Një guvernator rus ka thënë të mërkurën se e ka urdhëruar rindërtimin e nëntë shtëpive në një fshat rus, i cili u bombardua aksidentalisht nga një avion ushtarak rus.
Incidenti ndodhi të martën, kur agjencia ruse e lajmeve, RIA, e citoi Ministrinë e Mbrojtjes duke raportuar për “shkarkimin jonormal të municionit nga avioni ushtarak” mbi fshatin Petropovlovka në jug të rajonit Voronezh.
Guvernatori Alexander Gusev tha se nëntë shtëpi do të rindërtohen sa më shpejt, dhe se dëme kanë pësuar edhe një shkollë lokale, një qendër arti dhe një ndërtesë administrative.
Nuk u raportua për të vrarë, por katër njerëz kërkuan ndihmë për lëndime të vogla, tha ai. Pesë vetura dhe një traktor janë dëmtuar, po ashtu, dhe se pronarët e tyre do të marrin dëmshpërblim, sipas tij.
“Asnjë banor nuk do të ngelë pa ndihma. Ne do t’i mbështesim të gjithë sa më shpejt”, tha Gusev.
Autoritetet ruse nuk treguan se çfarë e shkaktoi këtë incident. Derisa dëmi ishte i kufizuar, incidenti e turpëroi ushtrinë ruse dhe ndodhi në një kohë kur rajonet jugore të Rusisë në kufi me Ukrainën janë të alarmuara nga bombardimet.
Gjatë periudhës së Vitit të Ri, Rusia kreu sulmet më të mëdha raketore dhe me dronë në Ukrainë, prej se e nisi pushtimin e saj në shkurt 2022.
Të shtunën, 25 njerëz u vranë në Belgorod, në afërsi të kufirit, në sulmin më vdekjeprurës ukrainas në Rusi, thanë zyrtarët./REL
alexander gusev
Bota
3 January 2024, 16:09
r.ll
foto ilustruese
TEL AVIV- Izraeli është në gjendje të lartë gatishmërie lidhur me mundësinë e përshkallëz...
Bota
3 January 2024, 15:40
a.l
Poloni
POLONI- Polonia i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i përgjigjet Rusisë, pasi Moska kreu dy sulme masive ajrore n...
Bota
3 January 2024, 15:38
a.l
Iran
IRAN- Të paktën 103 persona janë vrarë dhe 170 të tjerë janë plagosur pas shpërthimeve në një ngjar...
Bota
3 January 2024, 15:22
r.ll
pamje nga aksidenti
TOKIO- Duke parë pamjet e përplasjes së Japan Airlines në aeroportin Haneda të Tokios, ësht&eu...
Bota
3 January 2024, 14:53
a.l
Imran Khan
PAKISTAN- Një gjykatë në Pakistan ka ngritur aktakuzë të mërkurën kundër ish-kryeministrit të burg...
Bota
3 January 2024, 14:51
r.ll
Josep Borrell
LISBONË- Komuniteti ndërkombëtar duhet të imponojë një zgjidhje për konfliktin Izrael-Hamas, pasi pal...
Bota
3 January 2024, 14:44
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj gjigantit shtetëror rus të diamanteve, Alrosa, dhe ndaj shefit ekzekutiv t&...
Bota
3 January 2024, 14:01
h.k
Foto ilustruese
IRAN-Të paktën 50 persona janë vrarë nga dy bomba pranë varrit të gjeneralit të Gardës Revoluciona...
Bota
3 January 2024, 13:56
h.k
Tony Blair
BRITANI-Pasi u largua nga politika aktive në Britani, Tony Blair ka shërbyer si këshilltar për qeveri dhe organizata ndë...
Bota
3 January 2024, 13:27
r.ll
foto ilustruese
JAPONI- Shkurtin e kaluar, tërmeti i Turqisë me magnitudë 7,8 ballë Rihter vrau më shumë se 59 000 persona, n...