LIVE UPDATES
Bota

New York Times: Vuçiç miraton një ligj të ri dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

Planet për ndërtimin e një hoteli dhe apartamentesh me markën Trump, me vlerë gjysmë miliardë dollarë, në vendin e ish-kompleksit ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm në kryeqytetin serb, Beograd, kishin ngecur pasi zyrtarët qeveritarë që e kishin miratuar projektin u akuzuan për mashtrim.

7 November 2025, 20:21 Nga M.L
New York Times: Vuçiç miraton një ligj të ri dhe i
Beograd

SERBI- Parlamenti serb miratoi sot një ligj të ri për të shembur një monument arkitektonik që NATO e bombardoi në vitin 1999, duke ia hequr mbrojtjen kulturore dhe duke hapur rrugën që familja e Presidentit Trump ta zëvendësojë me një hotel luksoz.

Planet për ndërtimin e një hoteli dhe apartamentesh me markën Trump, me vlerë gjysmë miliardë dollarë, në vendin e ish-kompleksit ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm në kryeqytetin serb, Beograd, kishin ngecur pasi zyrtarët qeveritarë që e kishin miratuar projektin u akuzuan për mashtrim.

Por fundjavën e kaluar, deputetët e partisë në pushtet të presidentit Aleksandar Vuçiç njoftuan se do të përdorin një dispozitë të jashtëzakonshme të Kushtetutës për të paraqitur një ligj që do ta rifillonte projektin.

Kjo manovër ligjore solli kritika nga studentët, prokurorët, mbrojtësit e trashëgimisë kulturore dhe politikanët e opozitës. Ky është provokimi më i fundit pas më shumë se një viti protestash kundër korrupsionit ndaj qeverisë së Vuçiçit.

Teksa nisi debati për këtë dispozitë këtë javë, Komisioni Europian shprehu shqetësime të reja për rrëshqitjen e sundimit të ligjit dhe të demokracisë në Serbi, një vend që prej më shumë se një dekade përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Megjithatë, askush nuk kishte dyshime se ligji do të miratohej. Ai u propozua nga Partia Përparimtare Serbe e Vuçiçit dhe aleatët e saj, që kanë shumicën në Parlament, dhe zyrtarët thanë sot se ligji do të hyjë në fuqi të shtunën.

Deputeti që paraqiti projekt-ligjin, Milenko Jovanov, tha në Parlament të martën se ajo do të “ringjallte ndërtesat e bombarduara që kanë mbetur bosh për vite të tëra, pa asnjë plan për përdorim.”

Ai shtoi se projekti i hotelit mund të ndihmonte në përmirësimin e marrëdhënieve me administratën e Trump, në një kohë kur Serbia po përpiqet të mbajë marrëdhënie si me Moskën, ashtu edhe me Perëndimin. Trump ka vendosur një tarifë prej 35 për qind mbi importet serbe, dhe sanksionet amerikane kanë dëmtuar një kompani ruse që është furnizuesi kryesor i naftës në Serbi, si dhe disa aleatë të Vuçiçit.

“Ne po hapim hapësira dhe po krijojmë mundësi që vendi të ecë përpara,” tha Jovanov. “Ky është qëllimi ynë kryesor dhe detyra jonë kryesore.”
“Dhe nëse kjo çon në përmirësimin e marrëdhënieve me administratën Trump, me Shtetet e Bashkuara, sinqerisht, unë do ta doja këtë,” shtoi ai.
Kritikët thanë se ligji do të shkatërrojë një ndërtesë që një deputete e opozitës, Marinika Tepiç, e quajti “një simbol të rezistencës, dhe një dëshmi se një komb i shkatërruar, dhe një shtet që ka rënë, mund të ringrihet.”

“Sot ju doni ta ktheni atë simbol në një kompleks luksoz, vetëm për t’i bërë qejfin Donald Trump-it,” tha Tepiç gjatë debatit parlamentar.
“Në të njëjtin vend ku dikur binin bomba, tani planifikoni të derdhni shampanjë.”

Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm u përfundua në vitet 1960 dhe konsiderohet nga disa si një kryevepër e arkitekturës moderniste pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo u shkatërrua rëndë nga sulmet ajrore të NATO-s në 1999, për të ndëshkuar agresionet e Serbisë kundër shqiptarëve etnikë në Kosovën fqinje.

(Ish-kompleksi ushtarak i Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, Serbi, u shkatërrua nga sulmet ajrore të NATO-s në vitin 1999)

Trump për herë të parë hodhi idenë e ndërtimit të hotelit në vitin 2013. Në maj 2024, Serbia miratoi planet për ndërtimin e hotelit me 175 dhoma, hapësira tregtare dhe më shumë se 1,500 njësi banimi në vendin e Shtabit të Përgjithshëm, nën një qira 99-vjeçare me një kompani të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Trump-it. Planet përfshinin gjithashtu një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s.

Pak pas rizgjedhjes së Trump-it, qeveria serbe shpalli se kompleksi nuk do të konsiderohej më si pasuri e mbrojtur kulturore. Megjithatë, prokuroria e krimit të organizuar këtë vit akuzoi drejtorin e institutit shtetëror të kulturës për falsifikim dokumentesh për të justifikuar heqjen e statusit të mbrojtur të kompleksit. Zyrtarë të tjerë të kulturës janë akuzuar më pas.

Ligji i ri anashkalon të gjitha rregulloret ekzistuese që përcaktonin përdorimin e kompleksit, përfshirë mbrojtjen si trashëgimi kulturore e Serbisë. Legjislacioni u hartua përmes një procedure kushtetuese të jashtëzakonshme, që sipas ekspertëve, ishte menduar të përdorej vetëm në raste ekstreme.

Nuk ishte e qartë nëse ligji mund të shfuqizojë çështjet penale ndaj zyrtarëve. Në një deklaratë të martën, zyra e prokurorisë për krimin e organizuar tha se Vuçiç kishte “tentaruar të ushtronte ndikim të papërshtatshëm dhe të paautorizuar” duke kritikuar çështjet në një intervistë televizive. Por prokurorët shmangën të flisnin për rastin konkret.

Një zëdhënëse e Vuçiçit tha se zyra e presidentit nuk ishte e përfshirë në projekt dhe ia kaloi pyetjet ministrit të fuqishëm të financave, Sinisha Mali. Mali, i cili ka lidhje me Shtëpinë e Bardhë përmes Richard Grenell, aleat i ngushtë i Trump-it dhe aktualisht i dërguar për misione të posaçme, nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Vuçiç dhe aleatët e tij kanë përdorur më parë të njëjtën dispozitë të jashtëzakonshme për të shtyrë përpara projekte të tjera, ndoshta përpara se gjykatat të mund të shqyrtonin apelimet për t’i ndaluar, tha Vladimir Obradoviç, profesor në Universitetin e Beogradit.

“Kjo është mënyra e tyre e funksionimit, të heqin kontrollin institucional dhe publik, të krijojnë hapësirë për korrupsion dhe ta mbulojnë me justifikimin e urgjencës dhe zhvillimit,” tha Obradoviç, një ish-politikan që ka kundërshtuar qeverinë e Vuçiçit.
Ai është gjithashtu anëtar i një paneli të pavarur që po heton mangësitë e qeverisë që çuan në shembjen e një çatie të stacionit të trenit vitin e kaluar, ku humbën jetën 16 persona.

Këto vdekje ndezën protestat kundër Vuçiçit, përfshirë një grevë urie që filloi këtë javë para Parlamentit nga nëna e një prej viktimave./New York Times

parlamenti serb beograd donald trump

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes