LIVE UPDATES
Bota

Nga mjek te njeriu më i kërkuar në botë: Kush ishte Ayman al-Zawahiri?

Ai vlerësohet se ka ndihmuar në mbikëqyrjen e planifikimit të sulmeve të 11 shtatorit, si dhe mizorive të tjera të Al Kaedës dhe përpjekjes për të blerë armë biologjike dhe bërthamore për grupin.

2 August 2022, 07:36 Nga s.s
Nga mjek te njeriu më i kërkuar në botë: Kush ishte Ayman
Ayman al-Zawahiri

SHBA- Lideri Ayman al-Zawahiri ka ndërruar jetë pas një sulmi me dron në Afganistan nga SHBA. Biden tha se Zawahiri, 71 vjeç, ishte një arkitekt kryesor pas sulmeve të shumta në SHBA dhe ishte "thellësisht i përfshirë" në planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. "Njerëzit në mbarë botën nuk kanë më nevojë të kenë frikë nga vrasësi i egër dhe i vendosur. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të demonstrojnë vendosmërinë dhe kapacitetin tonë për të mbrojtur popullin amerikan kundër atyre që kërkojnë të na bëjnë keq”, tha Biden.

Kush është Zawahiri, si erdhi në pushtet dhe cila ishte marrëdhënia e tij me Osama Bin Laden?

I lindur në vitin 1951, Zawahiri u rrit në një lagje të klasës së lartë në Kajro, Egjipt, djali i një mjeku të shquar dhe nipi i studiuesve të njohur. Ai u burgos për përfshirjen e tij në vrasjen e presidentit egjiptian Anwar Sadat në vitin 1981. "Ne duam t'i flasim gjithë botës. Kush jemi ne? Kush jemi ne?", tha ai në një intervistë në burg. Në atë kohë, ai ishte një mjek i ri, një terrorist i përkushtuar që komplotoi për të rrëzuar qeverinë egjiptiane për vite me radhë dhe u përpoq ta zëvendësonte atë me sundimin fundamentalist islamik. Ai me krenari mbështeti vrasjen e Sadatit pasi lideri egjiptian bëri paqe me Izraelin, raporton CNN.

Zawahiri u largua nga Egjipti në vitin 1985 dhe u nis për në Peshawar, Pakistan, ku punoi si kirurg duke trajtuar luftëtarët që ishin të angazhuar me trupat sovjetike në Afganistan. Në atë periudhë ai u takua me bin Ladenin dhe lidhja e tyre e përbashkët si "arabët afganë" u bë më e fortë. Pas ribashkimit në Afganistan, bin Laden dhe Zaëahiri u shfaqën së bashku në fillim të vitit 1998 duke njoftuar formimin e Frontit Botëror Islamik për Xhihadin Kundër Hebrenjve dhe Kryqtarëve. Ai veproi edhe si mjeku personal i Bin Ladenit. "Ne po punojmë me vëllanë bin Laden. Ne e njohim atë që më shumë se 10 vjet tani. Ne kemi luftuar me të këtu në Afganistan”, tha ai. Dy liderët e terrorizmit nënshkruan një deklaratë: "Gjykimi për të vrarë dhe luftuar amerikanët dhe aleatët e tyre, qofshin civilë apo ushtarakë, është një detyrim për çdo musliman".

Nga mjek te njeriu më i kërkuar në botë: Kush ishte Ayman
Osama bin Laden ulet me Ayman al-Zawahirin më 10 nëntor 2001

Sulmet kundër SHBA-së dhe objekteve të saj filluan menjëherë pas deklaratës së Bin Ladenit dhe Zawahirit, me shpërthimet vetëvrasëse të ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani që vranë më shumë se 200 njerëz dhe plagosën më shumë se 5 mijë të tjerë. Kulmi i komplotit terrorist të Zaëahirit erdhi më 11 shtator 2001, kur rreth 3 mijë njerëz u vranë në sulmet ndaj kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit. Një aeroplan i katërt i rrëmbyer, i drejtuar për në Uashington, u rrëzua në një fushë të Pensilvanisë pasi pasagjerët u kundërpërgjigjën. Ai u bë udhëheqësi i Al Kaedës pasi forcat amerikane vranë Bin Ladenin në vitin 2011, i cili ishte vazhdimisht në lëvizje sapo pushtimi i Afganistanit i udhëhequr nga SHBA filloi pas sulmeve të 11 shtatorit. Ai arriti t’i shpëtonte sulmit të SHBA-së në rajonin e thyer malor Tora Bora të Afganistanit, ku metën të vrarë gruaja dhe fëmijët e tij.

 

 

 

bin laden ayman al-zawahri vritet ayman al-zawahir

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes