9 September 2022, 10:36
Nga d.a.
Angela Merkel
GJERMANI- Angela Merkel, e cila shërbeu si kancelare e Gjermanisë për 16 vjet, do të publikojë kujtimet e saj politike në një libër i cili do të botohet në vitin 2024.
Sipas AP, botuesi i saj njoftoi të enjten se ish-kancelarja, e cila është bashkëautore e librit me këshilltaren e saj prej kohësh Beate Baumann, do të ofrojë një vështrim ekskluziv dhe personal në jetën dhe veprën e saj politike.
"Kam kënaqësinë të reflektoj mbi vendimet dhe situatat qendrore të punës sime politike në librin tim dhe t'i bëj ato të kuptueshme për një publik të gjerë, gjithashtu duke iu drejtuar biografisë sime personale," tha ish-kancelarja në një shënim të lëshuar nga botuesi, Kiepenheuer & Witsch.
Merkel, 68 vjeçe, e drejtoi Gjermaninë në mënyrë të sigurt përmes një sërë krizash, duke përfshirë krizën financiare globale, krizën e emigrantëve dhe pandeminë e koronavirusit.
Duke u kthyer pas në postin e saj të kancelarit pak pasi la detyrën, ajo tha se ndërsa 16 vitet në detyrë e kishin plotësuar, ato kishin qenë gjithashtu sfiduese për shkak të nevojës së vazhdueshme për t'i kushtuar vëmendje, për të parandaluar ose për të reaguar ndaj krizave.
Merkel, një ish-shkencëtare e rritur në Gjermaninë Lindore ish-komuniste, u bë kancelarja e parë femër e Gjermanisë më 22 nëntor 2005.
E cilësuar si "Gruaja më e fuqishme në botë" nga revista Forbes për 10 vjet me radhë, Merkel është cilësuar si një mbrojtëse e fuqishme e vlerave liberale në Perëndim. Miliona gra e admirojnë atë për depërtimin e tavanit prej xhami të dominimit të mashkullit në politikë dhe ajo është vlerësuar si një model mbresëlënës për vajzat.
Megjithatë, që nga pushtimi brutal rus i Ukrainës në shkurt, ish-kancelarja është akuzuar gjithashtu për zbutjen dhe angazhimin shumë të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin. Ajo i ka hedhur poshtë ato kritika duke thënë se gjithmonë është përpjekur të punojë për të shmangur fatkeqësinë.
angela merkel beate baumann
Bota
9 September 2022, 10:34
k.m.
Foto ilustruese
Këto zhvillime erdhën falë kumbarit ultranacionalist të mafies Sedat Peker. Ish-udhëheqësi i një grupim...
Bota
9 September 2022, 10:25
d.a.
Mbreteresha Elizabeth dhe princ Charles
BRTIANI- Mbreti Charles trashëgon jo vetëm fronin pas vdekjes së nënës së tij, M...
Bota
9 September 2022, 10:15
d.a.
Mbreteresha Elizabeth
Nga Martin Kettle
Vdekja e një monarku është një ngjarje krejtësisht e parashikueshme, formalite...
Bota
9 September 2022, 10:20
k.m.
Foto ilustruese
GJERMANI- Një 30-vjeçar ka plagosur dy persona me thikë në Gjermani, por është ekzektuar nga Policia gjerm...
Bota
9 September 2022, 10:06
A.B
Princ Harry
MBRETËRI E BASHKUAR- Princi Harry është larguar sot nga Balmoral pas 12 orësh. Ai erdhi për t'i dhënë l...
Bota
9 September 2022, 10:04
d.a.
Lajcka, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne
KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-...
Bota
9 September 2022, 09:55
k.m.
Mbreti Charles III
BRITANI E MADHE- "Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite. Mbreti dhe Royal Consort do të q&eu...
Bota
9 September 2022, 10:03
A.B
Mbreteresha
MBRETËRI E BASHKUAR- Mbretëresha Elizabeth II ka hyrë në librën e rekordeve Guinnes.
Përveç të qenit...
Bota
9 September 2022, 09:58
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Dy gra janë gjetur të pajeta në diferencë prej 10 minutash nga njëra-tjetra gjatë ditës s&e...
Bota
9 September 2022, 09:58
A.B
Policia
KOSOVË-Dy gra janë përdhunuar nga një person në Prishtinë. Policia informon se i dyshuari është vën&eu...