20 January 2023, 19:30
Nga k.m.
Rishi Sunak
BRITANI E MADHE- Rishi Sunak nuk e ka nisur mbarë drejtimin e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo pasi sot është "ndëshkuar". Kryeministri Rishi Sunak ka marrë një dënim për mosvendosjen e rripit të sigurimit në një makinë në lëvizje ndërsa filmonte video në rrjetet sociale.
Sunak kishte kërkuar më parë falje për incidentin, duke thënë se ishte një "gabim gjykimi". Pasagjerët që kapen duke mos vendosur rripin e sigurimit kur është i disponueshëm, mund t'u jepet një gjobë në vend prej 100 £. Kjo gjobë mund të rritet në 500 £ nëse çështja shkon në gjykatë.
Kryeministri ishte në Lancashire kur u filmua video, gjatë një udhëtimi në veri të Anglisë. Videoja - për të promovuar raundin e fundit të qeverisë për "nivelimin e shpenzimeve" - u postua në llogarinë e Sunak në Instagram. Është hera e dytë që Sunak merr një penalitet gjatë kohës që ishte në qeveri.
Prillin e kaluar, ai u gjobit së bashku me Boris Johnson dhe gruan Carrie për thyerjen e rregullave të bllokimit të Covid - duke marrë pjesë në një mbledhje për ditëlindjen e kryeministrit të atëhershëm në Downing Street në qershor 2020. Njoftimet për "penalitete fikse" janë sanksion për shkelje të ligjit dhe nënkuptojnë gjobë, e cila duhet të paguhet brenda 28 ditëve, ose të kontestohet.
Nëse dikush zgjedh të kundërshtojë gjobën, Policia më pas do të shqyrtojë rastin dhe do të vendosë nëse do ta tërheqë gjobën ose do ta çojë çështjen në gjykatë./BBC
rishi sunak
Bota
20 January 2023, 18:11
A.B
Femije
SHBA-Gjatë dy dekadave të fundit, revolucioni teknologjik e ka bërë aksesin në internet një gjë tepër të...
Bota
20 January 2023, 18:10
A.B
SERBI- Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, tha se Serbia është e gatshme të pranojë dhe zbatojë konceptin e propozimit e...
Bota
20 January 2023, 17:53
A.B
Geoff Dëight
BRITANI E MADHE- Gjysmëvëllai i legjendës së muzikës Elton John u paraqit ditën e sotme në gjykatë...
Bota
20 January 2023, 18:01
k.m.
Elvis François
KOLUMBI- Marina kolumbiane ka shpëtuar një burrë nga Republika Domenikane, i cili thotë se mbijet...
Bota
20 January 2023, 17:50
a.l
Rexhep Tajip Erdogan dhe Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Turqisë, Rexheep Tayyip Erdogan ka zhvilluar sot një bisedë...
Bota
20 January 2023, 17:44
k.m.
Foto ilustruese
KABUL- Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara diskutoi për të drejtat e grave me minis...
Bota
20 January 2023, 17:40
A.B
Maryam Rajavi
IRAN-Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), Maryam Rajavi përshë...
Bota
20 January 2023, 17:35
a.l
Casino
LAS VEGAS- Lihtenshtajni është i njohur për peizazhet e tij alpine dhe kështjellat historike, por principata e vogël &...
Bota
20 January 2023, 17:32
A.B
Patriarku Profirije
SERBI-Peshkopët e Kishës Ortodokse Serbe, në krye me patriarkun serb Profirije kanë shprehur besimin se Serbia nuk ...
Bota
20 January 2023, 17:10
A.B
Foto ilustruese
SHBA-Punëtorët e shkarkuar të Amazon u ankuan te gjigandi pasi ai u tha atyre në një email "me gjakftohtësi" ...