22 November 2022, 17:32
Nga d.a.
Zoran Milanoviç
KROACI- Presidenti kroat Zoran Milanoviç zyrtarisht refuzoi të japë pëlqimin e tij për pjesëmarrjen e ushtarëve kroatë në misionin e Bashkimit Evropian (BE) për të ndihmuar Ukrainën, me arsyetimin se nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe se nuk ka asnjë marrëveshje ndërkombëtare.
Sipas Vijesti, në përgjigjen publike Milanoviç tha se ministri kroat i Mbrojtjes nuk është personi që i bën një kërkesë të tillë presidentit.
“Nuk janë plotësuar kushtet për shqyrtimin e letrës së Ministrit të Mbrojtjes që kërkon miratimin paraprak të Presidentit të Republikës për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Kroate (OSH) në misionin e BE-së për ndihmë ushtarake në mbështetje të Ukrainës. EUMAM),” njoftoi zyra e Milanoviçit.
Bëhet fjalë për një kërkesë për pëlqim për pjesëmarrjen e ushtarëve kroatë në misionin e BE-së, sipas së cilës pjesëtarët e forcave të armatosura kroate duhej të ofronin ndihmë në trajnimin e ushtarëve ukrainas.
Kabineti konfirmoi se Milanoviç mori një letër nga Ministrja e Mbrojtjes Marija Banoziç, ku kërkonte pëlqimin paraprak të tij për "Projekt propozimin për një vendim të Parlamentit kroat për pjesëmarrjen e anëtarëve të SSHP-së në EUMA".
Sipas raportimeve, Milanoviç refuzoi të jepte pëlqimin e tij me sqarime të gjera, duke përfshirë se Banoziç nuk ishte i autorizuar të kërkonte pëlqimin e tij.
“Duke pasur parasysh interesimin me të drejtë të madh të publikut kroat për pjesëmarrjen e paralajmëruar të anëtarëve të SSHP në EUMAM, krahas rrethanave të paqarta dhe të pashpjegueshme të pjesëmarrjes së anëtarëve të SSHP në mision, Kabineti i Presidentit të Republikës bën me dije se letra e ministrit është e papërshtatshme për veprimet e Presidentit të Kroacisë”, thuhet në njoftim.
zoran milanoviç ushtaret kroat ne be arija banoziç
Bota
22 November 2022, 17:23
d.a.
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se për gjetjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbis&e...
Bota
22 November 2022, 17:15
d.a.
Pamje nga vendngjarja
FRANCË- Një inspektor tatimor francez është vrarë gjatë një kontrolli në shtëpinë e...
Bota
22 November 2022, 17:02
e.k
Panairi i Librit 2022
TIRANË- Panairi i Librit i organizuar për të 25-stin vit radhazi në Pallatin e Kongreseve ka tërhequr vë...
Bota
22 November 2022, 17:06
d.a.
Protesta ne Iran
IRAN- Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka paralajmëruar se situata në Iran është "kritike" dhe ka...
Bota
22 November 2022, 16:46
e.k
Moza bint Nasser
KATAR- Kupa e Botës që këtë vit po mbahet në Katar ka marrë vëmendjen e të gjithë duke qen&eu...
Bota
22 November 2022, 16:54
d.a.
Gazprom
BRUKSEL- Trileri i energjisë vazhdon, pasi Gazpron po kërcënon të reduktojë sasitë e gazit natyror që d&eum...
Bota
22 November 2022, 16:48
d.a.
Andrzej Duda
POLONI- Presidenti polak ka rënë pre e një telefonate mashtruese që pretendonte të ishte Emmanuel Macron i Franc&eum...
Bota
22 November 2022, 16:34
e.k
Foto Ilustruese
FRANCË- Është një krizë që po përsëritet kudo në Europë, e së fundi, ka prekur ...
Bota
22 November 2022, 16:39
d.a.
Foto ilustruese
ITALI- Një burrë akuzohet se ka rrëmbyer dhe përdhunuar një vajzë të mitur në Itali pasi ...
Bota
22 November 2022, 16:29
d.a.
Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Gjermania duhet të jetë e gatshme që situata në Ukrainë të për...