30 May 2026, 10:48
Nga E. D

SHBA- Një gjyqtar federal në Uashington urdhëroi të hënën heqjen e emrit të Presidentit amerikan Donald Trump nga Qendra John F. Kennedy për Artet Performuese, duke argumentuar se institucioni ikonik kulturor nuk mund të riemërtohet pa miratimin e Kongresit. Gjykatësi federal Christopher Cooper vendosi që qeveria amerikane duhet të heqë të gjitha tabelat që mbajnë emrin e Trump dhe të largojë emrin e tij nga të gjitha dokumentet zyrtare të institucionit brenda 14 ditëve.
Sipas vendimit, çdo ndryshim i emrit të Qendrës John F. Kennedy për Artet Performuese kërkon miratimin e Kongresit dhe nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Vendimi pritet të rikthejë emërtimin zyrtar të institucionit, ndërsa autoritetet federale kanë dy javë kohë për të zbatuar urdhrin e gjykatës.
Vitin e kaluar, Trump njoftoi se do të shtonte emrin e tij në institucion dhe bëri edhe ndryshime të tjera për riemërtimin e disa vendeve në kryeqytetin e vendit. Në shkurt të vitit 2025, ai zëvendësoi disa anëtarë të administratorëve në bordin e qendrës dhe u emërua vetë si administrator përpara se të votohej si kryetar i qendrës së arteve.
Ndryshimet, përfshirë edhe riemërtimin, sollën anulime nga artistë që ishin planifikuar të performonin dhe gjithashtu rënie të shitjes së biletave. Më pas, anëtarja e bordit Joyce Beatty, një kongresiste dhe demokrate nga Ohio, dhe ish-anëtarët e tjerë të administratorëve sfiduan ndryshimet e Trump, duke pretenduar në një padi se atyre iu hoq e drejta për të votuar për çështjet e bordit./Dosja.al
gjykata amerikane qendra kennedy shba donald trump
Bota
30 May 2026, 09:26
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe partnerja e tij e supozuar, Alina Kabayeva, i kanë punësuar të paktë...
Bota
30 May 2026, 09:09
E. D
Donald Trump
SHBA- Një mbledhje e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë për vlerësimin e situatës lidhur me luftë...
Bota
30 May 2026, 09:02
E. D
pamjet
RUMANI- Sipas të dhënave të NATO-s droni, që goditi në një ndërtesë banimi në Rumani, vjen n...
Bota
30 May 2026, 08:35
E. D
Pedro Sánchez
SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez po përballet me krizën më të rëndë politike...
Bota
29 May 2026, 22:50
D.S
FRANCË- Në një raport të ri, Ministria e Brendshme Franceze thotë se aktet antifetare godasin lirinë e ndërgjegjes dhe...
Bota
29 May 2026, 22:30
E.d
Foto ilustruse
LIBAN- Agjencia e OKB-së për fëmijët UNICEF, ka deklaruar ditën e sotme se sulmet izraelite kanë vra...
Bota
29 May 2026, 22:20
D.S
BRUKSEL- Estonia, Franca, Gjermania dhe Spanja mbështesin Sistemin e Tregtimit të Emetimeve, mjetin kryesor të politikës klimatike të...
Bota
29 May 2026, 22:10
E.d
Esmaeil Baghaei
IRAN- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei ka deklaruar ditën e sotme se Ua...
Bota
29 May 2026, 22:00
E.d
Presidenti amerikan, Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka përfunduar takimin me bashkëpunëtorët e tij, mbi marrë...
Bota
29 May 2026, 20:48
D.S
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po zhvillon një takim për të marrë një vend...