19 January 2024, 10:22
Nga M.B
Një grua dhe tre fëmijë duke kaluar afër ndërtesave të shkatërruara në Rafah, në jug të Rripit të Gazës më 20 dhjetor 2023.
GAZA- Fëmijët në Gaza po vuajnë nga “kushtet e tmerrshme” dhe territori i përfshirë nga lufta vazhdon të jetë vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët. Kështu deklaroi zëvendësshefi i agjencisë për fëmijët i Kombeve të Bashkuara. Ted Chaiban, pas përfundimit të vizitës treditore në Gaza, tha se që nga vizita e tij paraprake në këtë territor dy muaj më parë “situata ka shkuar nga katastrofike në buzë kolapsit”. Nëse vazhdon ky trend i përkeqësimit të kushteve, “ne mund të shohim vdekje si pasojë e konfliktit pa dallim të shoqëruara me vdekje për shkak të sëmundjeve dhe urisë”, tha përmes një deklarate zëvendësshefi i UNICEF-it.
Chaiban tha se të martën ishte takuar me një vajzë 11-vjeçare, e quajtur Sama, në spitalin al-Nasser në Han Junis. Ajo po luante me miqtë e saj kur një copëz e predhës e goditi në stomak, duke bërë që ajo të humbte shpretkën. Tani, tha ai, sistemi i saj imunitar është komprometuar “në një zonë lufte të mbushur me sëmundje dhe infeksione”.Dhjetë minuta më vonë, tha ai, u takua me Ibrahimin, 13 vjeç, i cili kishte qenë duke u strehuar në një zonë të cilësuar të sigurt, kur gjithçka kolapsoi. Dora e tij, që u lëndua rëndë, nuk u trajtua, dhe më pas plaga iu shndërrua në gangrenë dhe mjekët ia amputuan krahun.
“Disa orë pasi ne u larguam, shumë familje u larguan nga spitali al-Nasser, pasi luftimet u afruan më afër zonës”, tha Chaiban.
Lufta “ndaj fëmijëve” duhet të ndalojë, tha ai, duke përmendur shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kjo ministri ka raportuar për pothuajse 25.000 persona të vrarë që nga nisja e luftës më 7 tetor, duke thënë se 70 për qind e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë./ REL
okb gaza izrael femijet
Bota
19 January 2024, 09:46
M.B
Donald Trump
SHBA- Donald Trump ka premtuar se do të rivendosë politikën e kufirit të mbyllur që në ditën e parë t&...
Bota
19 January 2024, 09:35
Zërijeta Hajro Jajaga
Smogu në qytetin e Shkupit
MAQEDONIA E VERIUT- Në rrugët e Shkupit gjithnjë e më shumë vërehen qytetarë të cil...
Bota
19 January 2024, 09:22
I.A
Produkte mishi
GJERMANI- Fushata e "Burger King's Impossible Whopper" në 2019-ën ishte një impuls aktivizimi për avokaten me përvo...
Bota
19 January 2024, 09:07
M.B
Një avion i koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja duke u nisur për të kryer sulme ndaj caqeve ushtarake në jemen. 12 janar 2024.
...
Bota
19 January 2024, 08:44
M.B
Aleksandër Vuçiç dhe Michael Roth
GJERMANI- Kryetari i komisionit të politikës së jashtme të Bundestagu...
Bota
19 January 2024, 08:45
I.A
Protesta
SERBI- Vëzhguesit e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi kërkuan në seancën e Komitetit Evropian të...
Bota
19 January 2024, 08:33
M.B
Mbështetësit propakestinezë para një gjykate në Kejp Taun, më 11 janar 2024.
LINDJE E MESME- Luftimi “i kafshëve n...
Bota
19 January 2024, 08:23
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Të enjten Kongresi i dërgoi Presidentit Joe Biden një projektligj afatshkurtër shpenzimesh në përpjekje...
Bota
19 January 2024, 08:19
M.B
Benjamin Netanyahu
LINDJE E MESME- Kryeministri Benjamin Netanyahu hodhi poshtë të enjten thirrjet e Shteteve të Bashkuara për të ...
Bota
18 January 2024, 23:00
I.A
DAVOS– Normalizimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite është elementi kyç për t’i dhënë...