22 May 2022, 11:16
Nga DOSJA

Oliver Stone, Vladimir Putin
RUSI- Regjisori fitues i Oskarit, Oliver Stone ka zbuluar se presidenti Vladimir Putin ka vuajtur nga kanceri, mes spekulimeve se lideri i Kremlinit po lufton me sëmundjen. Në një podcast të ri, Stone i cili nuk e ka takuar Putinin për tre vjet pohoi se lideri rus kishte vuajtur nga kanceri dhe se ai besonte se e kishte kapërcyer atë.
Sipas mediave të huaja, nëse është e vërtetë, kjo nuk është pranuar për popullin rus.
“Mos harroni këtë, zoti Putin e ka pasur këtë kancer, por në mendoj se ai e ka kaluar atë. Por ai gjithashtu ka qenë i izoluar për shkak të COVID," tha Stone.
Kremlini e ka mohuar gjithmonë fuqimisht se Putini është i sëmurë, por kritikët thonë se zhdukjet misterioze, tavolinat e gjata dhe pamja e tij nganjëherë e fryrë dhe e dridhur mund të provojnë të kundërtën. Ndryshimet në pamjen dhe sjelljen e tij kanë çuar në pretendimet se ai vuan nga një sëmundje si Parkinson, ndërsa të tjerë kanë thënë se simptomat e tij mund të jenë efekte anësore të trajtimit.
Në prill qarkulloi një video që disa thanë se tregonte atë duke bërë një "lëvizje të pakontrollueshme" gjatë një takimi me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko. Kohët e fundit, presidenti u fotografua me një batanije mbi gjunjë gjatë një parade ushtarake në Ditën e Fitores së Rusisë.
(d.d)/dosja.al
Bota
22 May 2022, 11:35
Anthony Albanese
AUSTRALI- Teksa ka përfunduar votimi për zgjedhjet parlamentare, Australia ka zgjedhur qeverinë e parë të saj lab...
Bota
22 May 2022, 11:18
Lufta ne Ukraine
Shqetësimet sa vijnë e shtohen për fatin e ushtarëve ukrainas që tani janë në duart e forcave ruse, pas...
Bota
22 May 2022, 11:00
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Anglia po përballet me një "rritje të konsiderueshme" të rasteve të lisë së majmunë...
Bota
22 May 2022, 11:08
Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës ka përjashtuar mundësinë e marrëveshjes për një armëpushim me Rusin&e...
Bota
22 May 2022, 10:56
Aleksandër Vuçiç, Vladimir Putin
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ai i Rusisë Vladimir Put...
Bota
22 May 2022, 10:52
Foto ilustruese
Aleanca më e madhe ushtarake në botë ka gjasa të përjetojë zgjerimin më të shpejtë në his...
Bota
22 May 2022, 09:56
Anthony Albanese
AUSTRALI-Udhëheqësi i Partisë Laburiste të Australisë, Anthony Albanese ka deklaruar se dëshiron të bas...
Bota
22 May 2022, 09:40
Volodymyr Zelenskyy, Olena Zelenska
UKRANË- Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka dhënë një intervi...
Bota
22 May 2022, 08:36
Foto Ilustruese
Yosif Altundag: Bashkimi familjar për njerëzit që vijnë në Gjermani, sidomos ata nga Ballkani Perëndimor, Shq...
Bota
22 May 2022, 08:31
RUSI- Kremlini ka përditësuar "listën e ndalimit" të zyrtarëve amerikanë dhe figurave të famshme të cilëve u ndal...