25 September 2023, 22:05
Nga I.A
Viktor Orban
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha para Parlamentit të shtetit të tij të hënën se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është “urgjente”, duke e akuzuar shtetin nordik se ka sfiduar “natyrën demokratike” të shtetit.
Hungaria ende nuk ka votuar për pranimin e Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), duke iu bashkuar Turqisë, e cila për një kohë të gjatë kishte bllokuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë, para se të hiqte veton në muajin korrik. Në të kaluarën, Orban vazhdimisht ka deklaruar se Hungaria mbështet Suedinë në aspiratën e saj që t’i bashkohet NATO-s.
“Pyes veten nëse ka diçka urgjente që na detyron ne të ratifikojmë anëtarësimin e Suedisë në NATO. Nuk shoh asnjë rrethanë të tillë”, u tha Orban ligjvënësve më 25 shtator.
Orban i mbështeti deklaratat e tij duke thënë se “nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e Suedisë” dhe asnjë marrëdhënie ushtarake me Suedinë nuk rrezikohet. Budapesti shpesh dënon atë që e cilëson “sjellje armiqësore” të Stokholmit, duke i akuzuar përfaqësuesit suedezë se “vazhdimisht e sulmojnë Hungarinë” për çështjet që lidhen me sundimin e ligjit.
Në javët e fundit, ka qarkulluar një video e vitit 2019, ku shfaqen kritika lidhur me rënien e demokracisë në Hungari.
“Akuzat e rënda dhe informacionet e rreme po përhapen në shkollat e Suedisë”, tha kryediplomati hungarez, Peter Szijjarto, në letrën që i dërgoi më herët gjatë shtatorit homologut të tij suedez.
Videoja që është rishfaqur për Hungarinë që shfaqet në shkolla “përkeqëson problemin.... në nivelin e politikës ndërkombëtare dhe ne nuk do ta pranojmë këtë”, tha Orban të hënën. Helsinki dhe Stokholmi, që për vite të tëra kishin politikë të mosangazhimit ushtarake – pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës shkurtin e kaluar, shprehën dëshirën e tyre që t’i bashkohen NATO-s. Në prill, Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s.
Marrë nga REL
viktor orban nato
Bota
25 September 2023, 21:50
a.l
Organizata eKombeve të Bashkuara
UKRAINË- Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut deklaron se ka prova ...
Bota
25 September 2023, 21:30
I.A
Dritan Abazoviç
SERBI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka dënuar dhunën dhe vrasjen e policit shqiptar nga sulmues...
Bota
25 September 2023, 21:28
a.l
Milan Radoiçiç
BOSNJË-HERCEGOVINË- Milan Radoiçiç ,njëri nga krerët e Listës Serbe ka mbetur i plagosu...
Bota
25 September 2023, 21:20
a.l
Krime
RUSI- Sulmi me raketa kundër komandës së marinës ruse në Krime javën e kaluar, shkaktoi vdekjen e 34 oficerëve, p&...
Bota
25 September 2023, 21:15
I.A
Arme
KOSOVË- Dioqeza e Rashkës-Prizrenit tha se autoritetet e sigurisë kanë gjetur në oborrin e manastirit në Banjskë ar...
Bota
25 September 2023, 21:00
a.l
Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Tensionet e fundit në Veri të Kosovës dhe sulmet e njëpasnj...
Bota
25 September 2023, 20:51
a.l
Foto nga vendngjarja
KOSOVË- Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin në kontakt me sulmuesit ...
Bota
25 September 2023, 20:38
a.l
Guatemala
GUATEMALA- Përmbytje masive në Guatemala, kanë shkaktuar daljen e lumenjëve nga shtrati dhe zhdukjen e 18 personave.
N...
Bota
25 September 2023, 20:16
I.A
Edward P. Joseph
SHBA- Profesori dhe studiuesi i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit, Edward P. Joseph ka deklaruar se më ngjarj...
Bota
25 September 2023, 20:06
a.l
Ramazan Kadyrov
RUSI- Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov tha sot se ishte krenar për djalin e tij adoleshent...