17 August 2023, 21:37
Nga I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se si rezultat i “kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme” nga Beogradi, kanë dhënë dorëheqje zyrtarë serbë të Policisë së Kosovës.
“Dorëheqja e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb është rezultat direkt i kërcënimeve të vazhdueshme dhe frikësimeve nga Serbia – një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e [ish-udhëheqësit serb Sllobodan] Millosheviq. Ne do të vazhdojnë të ofrojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë të sigurt për të gjithë”, shkroi Osmani në X, që më herët njihej si Twitter.
Më herët gjatë 17 gushtit, diplomatët ndërkombëtarë, të akredituar në Kosovë, shprehën shqetësimin e tyre për dorëheqjen e tre policëve serbë të Kosovës.
Në reagimin e shefit të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe të Ambasadës amerikane, megjithatë nuk u përmendën arsyet që çuan në dorëheqjen e tre policëve.
Nëntorin e kaluar, pjesëtarët serbë të policisë në veri të Kosovës kishin dhënë dorëheqje, si pjesë e dorëheqjeve kolektive të zyrtarëve serbë në komunat veriore - Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.
Pas dorëheqjeve, autoritetet në Kosovë shpallën konkurs për pranimin e policëve të rinj. Në korrik, Radio Evropa e Lirë raportoi se 74 policë të rinj nga komunitetet joshumicë kishin filluar punën në Policinë e Kosovës. Nga ky numër, 46 i përkisnin komunitetit serb.
Marrë nga REL
vjosa osmani
Bota
17 August 2023, 21:10
m.s
kandil deti
Shfaqja e kandilit të detit helmues përgjatë bregdetit jugor të vendit, po shkakton shqetësim në&...
Bota
17 August 2023, 20:56
I.A
Eshtrat
ANGLI- Analiza e eshtrave të një vajze të re mesjetare, e cila ishte varrosur me fytyrë poshtë me kyçet e saj ...
Bota
17 August 2023, 20:48
m.s
foto ilustruese
KOLUMBI- Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter është ndjer&e...
Bota
17 August 2023, 20:42
I.A
Talibanet
AFGANISTAN- Sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, talibanët, kanë ndaluar të gjitha partitë...
Bota
17 August 2023, 20:35
I.A
Iran
IRAN- Forcat e sigurisë së Iranit kanë arrestuar nëntë aktiviste të të drejtave të grave në disa qytete n...
Bota
17 August 2023, 20:26
m.s
Haradinaj dhe Kurti
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri ...
Bota
17 August 2023, 20:19
m.s
Zjarret ne Kanada
KANADA- Mbi 20.000 njerëz, e gjithë popullsia e qytetit Yellowknife në Kanada, kanë kohë de...
Bota
17 August 2023, 20:07
I.A
Alyaksandr Lukashenko dhe Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk po tenton të shtyjë Bjellorusinë që t’i bashko...
Bota
17 August 2023, 19:22
I.A
Perplasja
MALAJZI- Të paktën 10 persona humbën jetën kur një avion privat u përplas me një makinë dhe një moto...
Bota
17 August 2023, 19:12
I.A
Policet
KOSOVË- Shtetet e Bashkuara dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) kanë shprehur shq...