25 July 2023, 14:57
Nga f.i
Rexhep Tajip Erdogan
PALESTINË- Presidenti palestinez Mahmud Abbas viziton të martën Turqinë në një lëvizje, që analistët thonë se synon të marrë garanci për mbështetjen e Ankarasë, ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po përpiqet të përmirësojë lidhjet me Izraelin. Udhëheqësi palestinez në takimin me Presidentin Erdogan pritet të ngrejë edhe çështjen e operacioneve izraelite në Xhenin.
Udhëheqësi palestinez Mahmud Abbas ka gjetur gjithmonë një mbështetës të fortë tek presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Por tani Presidenti Erdogan është angazhuar në përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin dhe operacionet ushtarake izraelite kundër militantëve palestinezë në kampin e refugjatëve në Xhenin në fillim të korrikut shkaktuan reagime të buta nga Turqia.
“Ushtria izraelite ka sulmuar me dronë dhe forca ushtarake kampin e refugjatëve në Xhenin. Nuk e dimë ende saktësisht se sa njerëz kanë vdekur. Përveç deklaratave të zakonshme, unë nuk kam lexuar madje asnjë dënim të dhunës në Xhenin nga ana e Ministrisë së Jashtme turke”, thotë Soli Ozel, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Kadir Has.
Që kur presidenti Erdogan priti për një vizitë vitin e kaluar homologun izraelit Isaac Herzog, përpjekjet e Turqisë për të përmirësuar lidhjet me Izraelin janë intensifikuar. Pas vizitës së udhëheqësit palestinez Mahmud Abas, presidenti turk Erdogan do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Abbas synon të përcjellë shqetësimin e palestinezëve në lidhje me përpjekjet e Turqisë për afrim me Izraelin, një veprim nga i cili zoti Erdogan thotë se do të përfitojnë palestinezët. Shumë analistë mbeten skeptikë për çdo përpjekje për të ringjallur procesin e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve.
Disa analistë thonë se ndikimi që kishte Ankaraja mbi Izraelin për çështjen palestineze humbi pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Të tjerë sugjerojnë se një afrim i suksesshëm mund të ndihmojë në frenimin e shkallës së dhunës, si operacioni i fundit izraelit në Xhenin.
“Çdo konflikt i madh mes izraelitëve dhe palestinezëve ka të ngjarë të ketë një efekt negativ në marrëdhëniet turko-izraelite. Këto operacione që zgjasin vetëm dy ditë janë më pak problematike. Por, një operacion i gjatë dhe i përgjakshëm mund të shkaktojë probleme më të mëdha”, thotë Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.
Analistët thonë se palestinezët dëshirojnë që presidenti Erdogan t’i ofrojë atyre publikisht garanci për mbështetje.
Marrë nga VOA
konflikti izrael-palestine turqi
Bota
25 July 2023, 14:35
a.l
Tik Tok
Përdoruesit e TikTok tani mund të postojnë edhe në tekst, përveç videove dhe serive të fotografive. ...
Bota
25 July 2023, 14:45
f.i
foto ilustruese
ÇEKI- Republika e Çekisë do ta dërgojë ambasadorin e vetë në Prishtinë për herë ...
Bota
25 July 2023, 14:30
f.i
pamje nga vendngjarja
GREQI- Një avion Canadair është rrëzuar në Greqi në Karystos, në zonën e Patanistos, i c...
Bota
25 July 2023, 14:21
a.l
David Zandstra
SHBA- Një ish-pastor 83-vjeçar është akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e vajzës së nj&...
Bota
25 July 2023, 13:56
a.l
Foto ilustruese
Në një takim të Byrosë Politike, e përbërë nga 24 anëtarë, drejtuesit më të lart&eum...
Bota
25 July 2023, 13:45
a.l
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në një takim ambasad...
Bota
25 July 2023, 13:16
a.l
Manuel Sarrazi dhe Albin Kurti
KOSOVË- Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazi ka zhvilluar sot një vizit&e...
Bota
25 July 2023, 13:05
a.l
Kyriakos Mitsotakis
SHBA- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaron se beteja aktuale me zjarret që kanë pushtuar prej ditësh disa raj...
Bota
25 July 2023, 12:54
a.l
Foto ilustruese
UKRAINË- Ushtria e Ukrainës pretendon se Rusia ka nisur një sulm ajror në Kiev në orët e para t&eu...
Bota
25 July 2023, 12:46
a.l
Policia e Kosovës
KOSOVË- Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veto...