Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
“Parandaloni fatkeqësinë”/ Kongresmeni demokrat thirrje Biden: Hiq dorë nga gara presidenciale
Duke folur në MSNBC, deputeti Mike Quigley, i cili përfaqëson Illinois në Dhomën e Përfaqësuesve, pranon se Presidentit Biden i detyrohet mirënjohje, por thekson se e vetmja gjë që mund të bëj tani për të parandaluar fatkeqësinë absolute, është hapi drejt dorëheqjes nga kandidimi.
6 July 2024, 08:02Nga E. D
Mike Quigley
SHBA- Mike Quigley është bërë kongresmeni i katërt demokrat që i kërkon presidentit amerikan Joe Biden që të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë, katër muaj para zgjedhjeve presidenciale.
Duke folur në MSNBC, deputeti Mike Quigley, i cili përfaqëson Illinois në Dhomën e Përfaqësuesve, pranon se Presidentit Biden i detyrohet mirënjohje, por thekson se e vetmja gjë që mund të bëj tani për të parandaluar fatkeqësinë absolute, është hapi drejt dorëheqjes nga kandidimi.
Tre kongresmenë të tjerë demokratë që i kanë bërë thirrje Presidentit Biden të largohet nga gara zgjedhore janë Lloyd Doggett (Texas), Raul Grijalva (Arizona) dhe Seth Moulton (Masachusetts). Përballë Biden do të garojë republikani Donald Trump.
BREAKING: Rep. Mike Quigley (D-IL) calls on Biden to exit the race:
"Mr. President, your legacy is set. We owe you the greatest debt of gratitude. The only thing that you can do now to cement that for all time and prevent utter catastrophe is to step down and let someone else… pic.twitter.com/tnWOxja5lF
— All In with Chris Hayes (@allinwithchris) July 5, 2024