1 November 2022, 13:09
Nga d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se furnizimet me energji elektrike dhe ujë janë rikthyer një ditë pas sulmeve me raketa ruse në objektet ukrainase të energjisë.
“Furnizimet me ujë në Kiev janë rikthyer plotësisht”, ka thënë Klitschko duke falënderuar kompanitë që kanë punuar në këtë drejtim.
Klitschko ka thënë se edhe furnizimet me rrymë janë rikthyer, mirëpo ende ka me raste ndërprerje, për shkak të dëmit të madh.
Ka disa javë që Rusia është duke shënjestruar infrastrukturën ukrainase të energjisë, dhe ndërtesa tjera civile, me raketa, dronë dhe sulme artilerie, teksa ushtria ukrainase zgjeron kundërofensivën në lindje dhe juglindje.
Në adresimin e tij ditor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sistemi ajror ukrainas ka bërë punë të mirë në rrëzimin e shumicës së raketave që janë nisur drejt hapësirës ajrore të Ukrainës.
“Forca jonë ajrore, dhe secili që është përfshirë në mbrojtjen e qiellit, ka bërë punë të mirë sot”, ka thënë Zelensky në orët e vona të 31 tetorit.
Zyrtarët perëndimorë dhe ata ukrainas kanë thënë se meqë Kremlini është duke dështuar në përmbushjen e synimeve në luftën e nisur tetë muaj më parë, ushtria ruse po tenton, secilën herë e më shumë, që të terrorizojë dhe demoralizojë popullsinë ukrainase.
Rusia deri më tani ka shkatërruar më shumë se 40 për qind të infrastrukturës ukrainase të energjisë. Ndërkohë në Moskë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të pezullohen të gjitha aktivitetet e mobilizimit të pjesshëm ushtarak.
Sipas deklaratës, prej tani njësitet ushtarake do të pranojnë vetëm vullnetarët dhe kontraktorët. Megjithatë, në deklaratë është thënë se ky vendim nuk përbën dhënie fund të mobilizimit të pjesshëm, të cilin e ka dekretuar presidenti rus, Vladimir Putin në shtator.
Diçka e tillë mund të bëhet vetëm me një tjetër dekret zyrtar të Putinit. Prej shpalljes së mobilizimit, qindra mijëra rusë kanë ikur prej Rusisë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/
lufta ukraine-rusi vitali klitschko
Bota
1 November 2022, 12:56
d.a.
KiE
SERBI- Mediat serbe ditën e sotme kanë publikuar një lajm në të cilin thuhet se Kosova mund të nisë procesin e ...
Bota
1 November 2022, 12:56
a.l
Greqi
GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Selanik, ku një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa ishte duke rregull...
Bota
1 November 2022, 12:45
d.a.
Targat
KOSOVË- Pas hyrjes në fuqi të vendimit të përshkallëzuar, të marr nga qeveria e Kosovës më 28 tetor, n&...
Bota
1 November 2022, 12:04
d.a.
Protesta ne Brazil
BRAZIL- Drejtuesit e kamionëve në Brazil, besnikë të presidentit Jair Bolsonaro, kanë bllokuar rrugët n&eu...
Bota
1 November 2022, 11:59
A.B
Elon Musk dhe Johnny Sins
SHBA- Një dëshirë të veçantë ka zbuluar Johnny Sins, i cili ka shprehur prej kohësh d&e...
Bota
1 November 2022, 12:07
d.a.
Arkivoli i Edit
SHBA- Një familje nga Maryland mori një surprizë drithëruese që i la të dy të tronditur dhe të zem&...
Bota
1 November 2022, 11:57
d.a.
Kim Jong-Un
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut ka kërcënuar SHBA-në me “masa të fuqishme” nëse nuk ndalon kryerjen e st&...
Bota
1 November 2022, 11:46
d.a.
David DePape
SHBA – Personi që akuzohet për sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit të Kryetares së Dhomës s&e...
Bota
1 November 2022, 11:07
d.a.
Kepucet ne Kore
KOREJA E JUGUT- Ditë pasi më shumë se 150 persona që po festonin Halloween-in vdiqën në turmën më v...
Bota
1 November 2022, 10:40
d.a.
Kadri Veseli
HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, t&...