10 February 2023, 20:40
Nga a.l
Dorin Recean
MOLDAVI- Presidentja Moldave Maia Sandu ka emëruar kryeministrin e ri për ta mbajtur vendin e saj në një trajektore pro-BE. Ajo emëroi Dorin Recean, një figurë e njohur pro-BE dhe këshilltar aktual për sigurinë kombëtare, duke zëvendësuar Natalia Gavrilița, si kreun e ri të qeverisë. Parlamenti moldav, ku partia e Sandu ka një shumicë komode me 63 nga 101 vende, do të votojë për të konfirmuar emërimin javën e ardhshme, shkruajnë mediat e huaja.
Në një konferencë të papritur për shtyp të premten, tashmë ish-kryeministrja Gavrilița njoftoi se do të jepte dorëheqjen së bashku me qeverinë e saj pro-perëndimore. Moldavisë iu dha statusi i kandidatit në Bashkimin Evropian qershorin e kaluar, së bashku me Ukrainën, por qeveria është përballur me presion të fortë nga Moska, e cila ka kërkuar të minojë autoritetin e saj.
“Nëse qeveria jonë do të kishte pasur të njëjtën mbështetje në shtëpi siç kishim nga partnerët tanë evropianë, ne mund të kishim avancuar më tej dhe më shpejt”, tha Gavriliţa. “Moldavia po hyn në një fazë të re, në të cilën siguria është prioriteti ynë,” shtoi ajo.
Presidentja Maia Sandu tha se do të nisë diskutimet me partitë politike në parlament për të emëruar një kryeministër të ri. Qeveria moldave ka akuzuar prej kohësh Rusinë, e cila ka bazat e ushtarëve në rajonin separatist të Transnistrisë në lindje, për nxitje të trazirave në vend, duke përfshirë protestat në kryeqytetin, Kishinau.
dorin recean
Bota
10 February 2023, 20:39
Miroslav Lajçak, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Qëndrimet kushtëzuese të kryeministrit të Koso...
Bota
10 February 2023, 20:32
a.l
E moshuara në Turqi
TURQI- Kërkimet për të gjetur të zhdukurit nga tërmeti vijon. Në orët e fundit të kër...
Bota
10 February 2023, 20:34
Tryeza
SHQIPËRI- Në Shqipëri, platforma iSigurt.al publikoi sot një raport vjetor, sipas të cilit, janë shtuar ndjeshëm ...
Bota
10 February 2023, 20:30
a.l
Samiti në Bruksel
BRUKSEL- Krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për rritjen e mbrojtjes...
Bota
10 February 2023, 20:28
F.M
Barcelonë
BARCELONË- Një persona ka marrë peng disa persona dhe i ka mbyllur ata në një fermë në Calle Amigó...
Bota
10 February 2023, 20:18
a.l
Maqedoni e Veriut
MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut, partia Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë ...
Bota
10 February 2023, 20:15
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme nëse ia kanë vlejtur...
Bota
10 February 2023, 20:09
a.l
Serbi
SERBI- Tre ish-anëtarë të Ushtrisë serbe të Bosnjës janë dënuar me burgim për kryerjen e shumë p&eu...
Bota
10 February 2023, 19:52
a.l
Dilara Gonder
TURQI- Njerëz të vdekur tqë nxirren nga rrënojat, familjarë me sytë nga ndërtesat e shkatërruara p&eu...
Bota
10 February 2023, 19:50
a.l
Pamje nga lufta në Ukrainë
RUSI- Rusia ndërmori të premten një valë sulmesh me raketa dhe dronë në gjithë Ukra...