9 April 2023, 12:09
Nga a.l
31 fëmijët e dëbuar me dhunë nga Rusia, rikthehen në familjet e tyre në Ukrainë
UKRAINË- Një ditë pasi u kthyen në Ukrainë, 31 fëmijë më në fund u ribashkuan me familjet e tyre, muaj pasi u morën nga shtëpitë e tyre dhe u zhvendosën në territoret ruse. Me të zbritur nga autobusi, fëmijët kanë përqafuar të përlotur familjarët e tyre.
“Shkuam në kampin veror për dy javë, por mbetëm aty për gjashtë muaj. Unë qava kur pashë mamin nga autobusi. Jam shumë i lumtur që jam rikthyer. Nuk kishte lidhje telefonike. Isha shumë i shqetësuar. Unë nuk dija asgjë, a keqtrajtohej, çfarë po ndodhte me të. ...Duart më dridhen ende,” tha Bogdan, 13 vjeç, ndërsa përqafoi nënën e tij.
Nëna e Bogdanit, Iryna, 51 vjeç, tha se kishte marrë shumë pak informacion për djalin e saj në gjashtë muajt që ata ishin larg.
“Është falë punës sonë të përbashkët dhe të koordinuar që ne përjetojmë edhe një herë këto emocione të pabesueshme kur, pas një ndarje të gjatë, fëmijët vrapojnë nëpër tokën e tyre amtare në krahët e familjeve të tyre. Kur sheh lot gëzimi në fytyrat e të rinjve ukrainas, kupton se nuk është gjithçka e kotë”, tha themeluesi i Save Ukraine, Mykola Kuleba në një konferencë për shtyp të shtunën.
Akuzat për deportim me dhunë të fëmijëve nga Ukraina në Rusi përbëjnë bazën e akuzave për krime lufte të ngritura kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe një zyrtares Maria Lvova-Belova, nga Gjykata Penale Ndërkombëtare muajin e kaluar.
lufta ukraine-rusi
Bota
9 April 2023, 11:50
a.l
Papa Françesku
ITALI- Papa Françesku hapi një kremtim të meshës të dielën e Pashkëve, të cilit iu ba...
Bota
9 April 2023, 11:43
a.l
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i kremlini, Dmitry Peskov deklaron se perëndimi nuk i kujton armët bërthamore amerikane në...
Bota
9 April 2023, 11:37
a.l
Përmbytje në Afrikë
AFRIKË- Të paktën 1,800 njerëz në rajonin jugor të Tanzanisë, Mtwara, kan...
Bota
9 April 2023, 11:26
a.l
Benjamin Ferencz
Prokurori i fundit i mbijetuar nga gjyqet e Nurembergut të pas Luftës së Dytë Botërore ka ndërruar jetë...
Bota
9 April 2023, 11:13
a.l
Raketë
IZRAEL- Izraeli njoftoi se ka nisur sulme artilerie duke synuar Sirinë. Mediat e huaja raportojnë se operacioni u nis në pë...
Bota
9 April 2023, 11:03
a.l
Ushtria ruse
RUSI- Vijojnë kundërsulmet në Ukrainë nga forcat ruse. Mediat e huaja raportojnë se ditët e fundit ushtria ruse ...
Bota
9 April 2023, 10:50
a.l
Sulm në kopshtin në Brazil
BRAZIL- Një ngjarje e rëndë është shënuar në jug të Brazilit. Mediat e huaja ...
Bota
9 April 2023, 10:42
a.l
Afrikë
AFRIKË- Dy sulme të njëpasnjëshme terroriste janë raportuar mbrëmjen e djeshme në rajo...
Bota
9 April 2023, 10:34
a.l
Avion
SHBA- Shtetet e Bashkuara po monitorojnë nga afër stërvitjet e Kinës rreth Tajvanit. Kina, e cila pretendon se ka qev...
Bota
9 April 2023, 10:26
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 24 vjetorin e Betejës së Koshares në të cilën ndodhi ...