28 March 2025, 17:49
Nga r.ll
trump, carney
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte realizuar sot një bisedë konstruktive telefonike me kryeministrin kanadez Mark Carney. Trump tha gjithashtu se të dy liderët do të takohen pas zgjedhjeve parlamentare kanadeze, në komunikimin e tyre të parë që kur kryeministri i ri kanadez mori detyrën, mes përshkallëzimit të tensioneve për shkak të tarifave.
“Ishte një komunikim jashtëzakonisht konstruktiv, ne biem dakord për shumë gjëra dhe do të takohemi menjëherë pas zgjedhjeve të ardhshme në Kanada për të punuar mbi politikën, biznesin dhe të gjitha çështjet e tjera”, shkroi Trump në Truth Social.
"Ky partneritet do të jetë i mrekullueshëm si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Kanadanë", shtoi ai. Ky duket të jetë një ndryshim i dukshëm në marrëdhëniet e tensionuara midis aleatëve dikur tradicionalë. Carney dhe zyra e tij nuk kanë dhënë ende një deklaratë në lidhje me këtë telefonatë.
Ky komunikim vjen një ditë pasi kryeministri kanadez tha se epoka e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në ka “mbaruar”, pasi shteti fqinj nuk është më një “partner i besueshëm”.
“Marrëdhënia e vjetër që kishim me SHBA-në, e bazuar në integrimin gjithnjë e më të thellë të ekonomive tona dhe bashkëpunimin e ngushtë për sigurinë dhe mbrojtjen, ka marrë fund”, tha ai gjatë një konference për shtyp.
Të mërkurën, Trump njoftoi vendosjen e taksës doganore 25% për automjetet e importuara. Masa iu shtua detyrimeve doganore të vendosura nga qeveria e tij për çelikun dhe aluminin. Të dy liderët nuk kishin folur që kur Carney mori detyrën si kryeministër, duke zëvendësuar Justin Trudeau, më 14 mars. Kanadaja ka qenë në një krizë të paprecedentë që kur Trump nisi një luftë tregtare kundër saj dhe ka shprehur vazhdimisht dëshirën për ta kthyer Kanadanë në "shtetin e 51-të të SHBA".
donald trump mark carney kanada shba
Bota
28 March 2025, 17:49
B.Z
Vladimir Putin
RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar që Ukraina të vihet përkohësisht nën administ...
Bota
28 March 2025, 17:33
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
BANKOK- Tërmeti i fuqishëm prej 7.7 ballësh të Rihterit që ka goditur Myanmarin ka pasur ndikim të ...
Bota
28 March 2025, 17:28
r.ll
kim jong un
PHENIAN- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shfaqur dronët e rinj ushtarakë, mes raportimeve se ai ka...
Bota
28 March 2025, 16:37
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump po vazhdon të fitojë mbështetjen e votuesve me ngjyrë dhe hispanikë, shumë...
Bota
28 March 2025, 16:08
M.B
JD Vance
SHBA- Zv.presidenti amerikan JD Vance dhe zyrtarë të tjerë të lartë pritet të mbërrijnë të premten n&...
Bota
28 March 2025, 15:58
E. D
rrenojat
MIANMARI- Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që tronditi mëngjesin e sotëm Myanmarin. Siç rap...
Bota
28 March 2025, 15:47
E. D
Vladimir Putin
UKRAINË- Zyrtarët në Kiev kanë refuzuar propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për të krij...
Bota
28 March 2025, 15:32
B.Z
Tërmeti
AZI - Tërmeti i fortë në Azinë Juglindore me magnitudë 7.7 që goditi Tajlandën dhe Mianmarin mesdit&eu...
Bota
28 March 2025, 15:18
M.B
Ekrem Imamoglu
TURQIA- Lideri opozitar i Turqisë, Ekrem Imamoglu, e ka akuzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan se e ka kthyer Turqin...
Bota
28 March 2025, 14:46
Dosja.al
Aleksander Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka folur për protestat studentore e qytetare t&eu...