14 May 2022, 13:01
Nga DOSJA

ITALI- Spikerja e emisionit më të rëndësishëm të lajmeve Tg1, Dania Mondini ka denoncuar eprorët e saj në prokurorinë e Romës. Ajo i akuzoi eprorët e saj se e detyruan të punonte në një dhomë me një koleg i cili kishte probleme me gazrat.
"Më futën në zyrë me një koleg që ka probleme me fryrjen dhe gulçimin: e bënë për të më ndëshkuar"-tha ajo.
Sipas saj, vendimi për ta vendosur atë në zyrë me një koleg që nuk mund të mbante gazrat dhe gromësirat ishte për shkak se donin të krijonin një konflikt që më pas ajo të linte punën. Mondini thuhet se e kundërshtoi "urdhrin e shërbimit", duke mos u vendosur në zyrën që i ishte caktuar.
Sipas mediave të huaja, gazetarja ka thënë se që atëherë i janë besuar reportazhe të shkurtra dhe banale dhe se i është nënshtruar një agresioni verbal i dhunshëm për shkak të gabimeve të vogla gjatë transmetimit të lajmeve.
Pikërisht atëherë gazetarja vendos të denoncojë gjithçka në prokurori, duke nxjerrë raporte mjekësore që vërtetojnë stresin e pësuar për shkak të uljes në detyrë.
Në pikën e hetimit për përndjekjen janë pesë kolegë të Mondinit: Filippo Gaudenzi, Marco Betello, Piero Felice Damosso, Andrea Montanari dhe Costanza Crescimbeni, të cilët në kohën e fakteve (në vitin 2018) mbanin poste të larta brenda programit të lajmeve në Raiuno. Mes kolegëve vetëm njëri pajtohet me versionin Mondini.
(j.c)/dosja.al
Bota
14 May 2022, 12:42
GJERMANI- Ministrat e Jashtëm të G7-s pas takimit në Gjermani kanë nënshkruar një deklaratë duke thënë se do t&eu...
Bota
14 May 2022, 12:32
GREQI- Një Tërmet me magnitudë 4.4 ballë është ndjerë në ishullin Chios, një nga pesë ishujt me të m&eu...
Bota
14 May 2022, 12:22
Aleati i Putinit, Aleksey Zhuravlyov.
RUSI- Një aleat i rëndësishëm i Vladimir Putinit ka kërcënuar Mbretërinë e Ba...
Bota
14 May 2022, 11:44
ITALI- Arrestohet 37-vjeçari në Itali pasi ka dëmtuar mermerin e shkallëve në qendër të kryeqytetit italian. 37-vje&ccedi...
Bota
14 May 2022, 11:38
Spital
KORE- Koreja e Veriut ka njoftuar të shtunën për 21 vdekje nga “temperatura”, teksa tha se mbi gjysmë milion persona...
Bota
14 May 2022, 11:37
RUSI-Me Finlandën dhe Suedinë që duket se janë të gatshme të aplikojnë për anëtarësim në NATO, ...
Bota
14 May 2022, 10:40
IZRAEL- Mijëra njerëz u mblodhën në ceremoninë e varrimit të gazetares së Al Jazeera, Shireen Abu Akleh, që u vra n&eu...
Bota
14 May 2022, 09:39
UKRAINË- Ekuipazhi i BBC po xhironte në një fshat në juglindje të vendit, jo shumë larg vijës së frontit në...
Bota
14 May 2022, 09:39
UKRAINË- Raportet e fundit të një agjencise amerikane kanë thënë se forcat ruse po tërhiqen në qytetin e Kharkivit. ...
Bota
14 May 2022, 08:57
Gjeneral Major Kyrylo Budanov
UKRAINË- Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës thotë se lufta me Rusinë po shkon aq mir&eu...