Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Po ktheheshin nga një ditëlindje, çifti homoseksual sulmohet nga një grup të rinjsh në Kanada (VIDEO)
Sipas Emma McLean, ajo dhe partnerja e saj Tori ishin duke ecur në qendër të qytetit Halifax, Kanada, më 22 qershor kur dikush nga grupi i burrave bëri një koment fyes ndaj saj. Më pas partnerja e saj e pyeti burrin pse e ofendon duke i thënë ajo që ke thënë nuk është e drejtë dhe për pasojë ajo është sulmuar.
2 July 2024, 09:20Nga N.F
Sulmi
KANADA- Videoja e sulmit ndaj një çifti femrash homoseksuale në Kanada është postuar në Facebook nga njëra prej dy viktimave. Videoja tregon një grup prej 8-10 burrash nga një vend i Lindjes së Mesme duke rrahur dy gratë që po ktheheshin nga një festë për ditëlindjen e njërës prej tyre.
Sipas Emma McLean, ajo dhe partnerja e saj Tori ishin duke ecur në qendër të qytetit Halifax, Kanada, më 22 qershor kur dikush nga grupi i burrave bëri një koment fyes ndaj saj. Më pas partnerja e saj e pyeti burrin pse e ofendon duke i thënë ajo që ke thënë nuk është e drejtë dhe për pasojë ajo është sulmuar.
“Pashë Torin duke u shtyrë nga një shkallë, ajo ishte në shpinë dhe burrat po e shkelmonin dhe e godisnin”, përshkroi McLean, e cila vrapoi në ndihmë të partneres së saj. Sulmi është ndalur kur një kalimtar ka lajmëruar policinë, e cila po heton ngjarjen pasi nuk është bërë asnjë denoncim zyrtar.