Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjykata Kushtetuese e Polonisë deklaroi se një dispozitë ligjore, e cila do të lejonte regjistrimin në regjistrin civil polak të martesave të të njëjtit seks të lidhura në vende të tjera të Bashkimit Evropian është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
Gjykata më e lartë e Polonisë, Gjykata Kushtetuese, rrëzoi një ligj që do të çonte në njohjen ligjore të bashkëshortëve të të njëjtit seks, të cilët janë martuar në shtete të tjera anëtare të BE-së dhe më pas janë vendosur në Poloni.
Qeveria polake kishte ndërmarrë hapa për t'iu përshtatur një vendimi të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, sipas të cilit Polonia, një vend me shumicë katolike që nuk i lejon martesat e të njëjtit seks brenda territorit të saj, duhet të paktën të njohë martesat e lidhura në vende të tjera të BE-së. Vendimi unanim i Gjykatës Kushtetuese të Polonisë mund të shkaktojë një përplasje kompetencash mes saj dhe BE-së.
Çfarë vendosi Gjykata Kushtetuese e Polonisë?
Gjykata Kushtetuese e Polonisë deklaroi se një dispozitë ligjore, e cila do të lejonte regjistrimin në regjistrin civil polak të martesave të të njëjtit seks të lidhura në vende të tjera të Bashkimit Evropian është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
Në deklaratën e saj gjykata tha se vendimi ishte unanim dhe përfundimtar dhe se martesat e të njëjtit seks të kryera në vende të tjera të BE-së nuk mund të regjistrohen në regjistrat civilë të Polonisë, siç ishte planifikuar më parë.
Gjykata argumentoi se procedurat për "përgatitjen dhe lëshimin e certifikatave për martesa të lidhura jashtë vendit që nuk përbëjnë një lidhje midis një gruaje dhe një burri” janë në kundërshtim me Nenin 92, paragrafi 1 dhe me Nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Polonisë.
Neni 18 i Kushtetutës e përcakton se "martesa si një bashkim midis një burri dhe një gruaje, si dhe familja, mëmësia dhe prindërimi, gëzojnë mbrojtjen dhe kujdesin e Republikës së Polonisë.” Me fjalë të tjera, ky nen e përkufizon martesën si një institucion heteroseksual dhe e vendos rregullimin e saj nën juridiksionin e shtetit polak.
Kurse Neni 92, paragrafi 1, parashikon se rregulloret duhet të nxirren nga organet e përcaktuara në Kushtetutë.
Gjykata nuk dha shpjegime të hollësishme në deklaratën e saj të shkurtër, por vendimi sugjeron se gjyqtarët vlerësuan se urdhri i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian cenon kompetencat e Polonisë për të përcaktuar politikat e saj mbi familjen dhe martesën.
Kërkesa e GJDBE-së
Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJDBE) i nëntorit 2025 nuk kërkonte që Polonia të legalizonte martesat e të njëjtit seks dhe as që t'i njihte juridikisht këto çifte si bashkëshortë sipas ligjit polak.
Megjithatë përcaktonte se një çift i të njëjtit seks që ishte martuar ligjërisht në një shtet tjetër të BE-së dhe që më pas ushtronte të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të qëndrimit në një vend tjetër anëtar, dhe vendosej në Poloni, duhej ta regjistronte statusin e martesës në regjistrin e gjendes civile, nëse kjo ishte mënyra e vetme për të garantuar të drejtat dhe përfitimet që lidhen me statusin martesor në atë vend.
Çështja u ngrit nga dy burra, një shtetas polak dhe një shtetas me nënshtetësi të dyfishtë gjermano-polake, të cilët u martuan ligjërisht në Gjermani në vitin 2018, ku edhe jetonin, dhe më pas u zhvendosën në Poloni në vitin 2019.
Në mars Gjykata Supreme Administrative e Polonisë vendosi se ky hap "nuk cenon identitetin kombëtar” dhe as nuk ndërhyn në kompetencën e Polonisë për të përcaktuar vetë ligjet e saj për familjen dhe martesën. Si rrjedhojë, qeveria polake miratoi legjislacionin përkatës në muajin maj dhe ai pritej të hynte në fuqi në fund të gushtit.
Por partia opozitare e djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS) e dërgoi këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi përfundimisht kundër këtij ligji. Gjykata Kushtetuese e Polonisë dhe institucionet gjyqësore të BE-së janë përplasur edhe më parë, veçanërisht për shkak të debatit shumëvjeçar mbi emërimin e gjyqtarëve të rinj gjatë periudhës kur PiS ishte në pushtet. Kritika më e fundit e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ndaj gjykatës më të lartë polake u bë në dhjetor të vitit të kaluar.
Polonia, ku rreth 70% e popullsisë identifikohet si katolike, është një nga katër vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk lejojnë as martesat e të njëjtit seks dhe as bashkimin civil të tyre. Tre vendet e tjera janë Bullgaria, Rumania dhe Sllovakia./DW
Zabiullah Amiri AFGANISTAN- Persona të armatosur të paidentifikuar vranë një zyrtar të lartë lokal të qeveris&...
Foto ilustruse SHBA- Qeveria amerikane ka njoftuar ndryshime në procesin e aplikimit për azil që synojnë thjeshtimin dhe përshpejt...
Viktima BRITANI- Një gjykatë britanike ka shpallur fajtore nënën 26-vjeçare, Alexandra Walker dhe partn...
Foto ilustruse IRAN- Garda Revolucionare e Iranit sulmoi tre anije cisternash nafte në Ngushticën e Hormuzit dhe lëshoi raketa balistike d...
zjarret FRANCË- Zjarrfikësit në Francë dhe në Spanjë vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën ...
UKRAINË- Dronët e prodhuar nga Irani u kanë shkaktuar dëme të mëdha forcave ukrainase që luftojnë kundër trupave ...
Barron Trump, Melania Trump SHBA- Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump dhe djali i saj Barron, janë vënë në shënjest&eu...
Volodymyr Zelensky, Donald Trump SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zbuluar detaje nga takimi me Presidentin amarikan, Donald T...
foto ilustruese MAL I ZI- Mali i Zi vazhdon të mbetet vendi më i avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropi...
Volodymyr Zelensky SHBA- 100 anëtarët e Senatit të SHBA-së janë ftuar në një takim të martën në mbrë...