24 July 2025, 20:59
Nga r.ll
musk, trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se nuk dëshiron të shkatërrojë bizneset e Elon Musk dhe është shprehur se shpreson se ato do të “lulëzojnë” përkrah ekonomisë amerikane.
Trump i bëri komentet në platformën e tij Truth Social të enjten në mëngjes sipas kohës lokale, më shumë se një muaj pasi dyshja pati një grindje publike që përfundimisht e çoi njeriun më të pasur në botë të themelonte një parti politike alternative.
"Të gjithë po deklarojnë se unë do t'i shkatërroj kompanitë e Elonit duke i hequr disa, nëse jo të gjitha, subvencionet në shkallë të gjerë që ai merr nga Qeveria e SHBA-së. Nuk është kështu! Unë dua që Eloni dhe të gjitha bizneset brenda vendit tonë të lulëzojnë si kurrë më parë! Sa më mirë të bëjnë ata, aq më mirë bën SHBA-ja, dhe kjo është mirë për të gjithë ne. Ne po vendosim rekorde çdo ditë, dhe dua ta mbaj kështu!", shprehet Trump në postimin e tij.
Presidenti amerikan dhe miliarderi i teknologjisë kanë qenë aleatë të ngushtë para dhe gjatë disa muajve pas fillimit të mandatit të tij të dytë presidencial të Trump.
Por marrëdhëniet midis të dyve u përkeqësuan pasi Musk kritikoi legjislacionin e presidentit për "projektligjin e madh dhe të bukur" për shtimin e triliona dollarëve në borxhin e qeverisë amerikane dhe minimin e të ashtuquajturit Departament të Efikasitetit të Qeverisë.
donald trump elon musk
Bota
24 July 2025, 20:43
r.ll
trump dhe hogan
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas vdekjes së legjendës së mundjes profesionale dhe aleatit politik,...
Bota
24 July 2025, 20:28
r.ll
marko gjuriç
SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, ka zhvilluar takime të ndara me ambasador...
Bota
24 July 2025, 19:44
r.ll
giorgia meloni
ITALI- Kryeministrja e Italisë,Giorgia Meloni rikthehet në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, kë...
Bota
24 July 2025, 19:21
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Disa organizata mediale thanë se më 24 korrik se gazetarët e tyre në Gazë po përballen me kër...
Bota
24 July 2025, 17:57
N.F
Foto
TEHERAN- Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund të...
Bota
24 July 2025, 16:25
r.ll
çifti britanik
BRITANI- Djali i një çifti britanik të ndaluar nga talebanët pesë muaj më parë është s...
Bota
24 July 2025, 16:04
r.ll
epstein dhe trump
SHBA- Togfjalëshi "dosjet Epstein" e kanë përndjekur administratën Trump për javë të tëra. Presio...
Bota
24 July 2025, 15:55
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga raportet për bashkëpunim mes Universitetit të Malit të...
Bota
24 July 2025, 15:30
N.F
Foto
KROACI- Një fëmijë i vogël humbi jetën në Kroaci pasi i rrëshqiti nga krahët e babait të tij. N...
Bota
24 July 2025, 15:17
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Në një njoftim spektakolar, por të diskutueshëm nëpërmjet Truth Social, Donald Trump pretendo...