LIVE UPDATES
Bota

Protestave të vazhdueshme kundër dëbimit të emigrantëve, orë policore në Los Anxhelos, autoritet: E nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën për disa ditë

Disa orë më vonë, shumë nga protestuesit u shpërndanë, ndonëse përplasjet sporadike vazhduan, por ishin shumë më të vogla se netët e mëparshme. Zyrtarët thanë se ora policore ishte e nevojshme për të ndaluar vandalizmin dhe plaçkitjet nga protestues nxitës që synonin të shkaktonin trazira.

11 June 2025, 10:11 Nga M.B

Protestave të vazhdueshme kundër dëbimit të

SHBA- Policia e Los Anxhelosit e zbatoi me shpejtësi orën policore në qendër të qytetit të martën në mbrëmje, duke kryer arrestime menjëherë pasi ajo hyri në fuqi, mes protestave kundër politikave të presidentit Donald Trump për dëbimin masiv të emigrantëve. Anëtarët e Gardës Kombëtare qëndruan në vëzhgim pas mburojave plastike, por nuk u duk se u përfshinë në arrestimin e protestuesve, raporton Associated Press.

Disa orë më vonë, shumë nga protestuesit u shpërndanë, ndonëse përplasjet sporadike vazhduan, por ishin shumë më të vogla se netët e mëparshme. Zyrtarët thanë se ora policore ishte e nevojshme për të ndaluar vandalizmin dhe plaçkitjet nga protestues nxitës që synonin të shkaktonin trazira.

Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom, më herët e akuzoi Trumpin se ka vendosur “rrjet ushtarak” mbi qytetin e dytë më të madh të vendit përmes përdorimit të trupave të Gardës Kombëtare. Trumpi gjithashtu ka dislokuar marinsa, megjithëse asnjë marins nuk u pa në rrugë të martën. Trumpi ka aktivizuar mbi 4.000 trupa të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa, pavarësisht kundërshtimeve nga udhëheqësit e Los Anxhelosit dhe Kalifornisë. Fillimisht, ata u dislokuan për t’i mbrojtur ndërtesat federale.

Protestat janë përhapur në qytete të tjera të vendit, përfshirë në Dallas dhe Austin në Teksas, Çikago dhe Nju Jork, ku një mijë njerëz u mblodhën dhe policia kreu arrestime të shumta. Kryetarja e Los Anxhelosit, Karen Bass, shpalli gjendjen e emergjencës lokale në ditën e pestë të protestave dhe tha se ora policore do të jetë nga ora 20:00 e së martës deri në orën 6:00 të mëngjesit të së mërkurës. Ajo tha se pritet të zgjasë për disa ditë.

“Kemi arritur në një pikë kthese” pasi 23 biznese u plaçkitën, tha Bass gjatë një konference për shtyp të martën.

Ora policore mbulon një zonë prej 2.5 kilometra katrorë në qendër të qytetit, ku janë përqendruar protestat që nga e premtja. Qyteti i Los Anxhelosit ka një sipërfaqe rreth 2.300 kilometra katrorë. Ora policore nuk vlen për banorët që jetojnë në zonën e përcaktuar, për personat pa strehë, për median me akreditim ose për punonjësit e sigurisë publike dhe të emergjencës, sipas shefit të policisë së Los Anxhelosit, Jim McDonnell. McDonnell tha se sjellja “e paligjshme dhe e rrezikshme” është përshkallëzuar që nga e shtuna.

“Ora policore është një masë e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe për të ruajtur pronën pas disa ditëve radhazi të trazirave në rritje në qytet”, tha McDonnell.

Trumpi e ka përshkruar Los Anxhelosin në terma alarmues që, sipas Bass dhe Newsom, nuk janë aspak të vërtetë. Në një fjalim publik të martën në mbrëmje, Newsom e quajti veprimin e Trump “fillim i një sulmi ndaj demokracisë”.

“Kalifornia mund të jetë e para, por është e qartë se nuk do të përfundojë këtu. Shtetet e tjera janë në radhë”, tha ai.

Newsom paralajmëroi qytetarët të mos nxisin dhunë, por i nxiti të kundërshtojnë veprimet e presidentit.

“Ajo që Donald Trump dëshiron më shumë është nënshtrimi juaj, heshtja juaj. Të bëheni bashkëpunëtorë në këtë moment”, tha ai. “Mos ia mundësoni këtë”.

Protestat nisën të premten pasi zyrtarët federalë për imigracionin arrestuan dhjetëra punëtorë në Los Anxhelos. Protestuesit bllokuan një autostradë kryesore dhe dogjën makina gjatë fundjavës, dhe policia reagoi me gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata shurdhuese.

Protestat janë përqendruar kryesisht në qendër të qytetit me 4 milionë banorë. Mijëra njerëz janë mbledhur në mënyrë paqësore para ndërtesës së Bashkisë dhe qindra të tjerë protestuan pranë një kompleksi federal ku ndodhet një qendër ndalimi për imigrantët e arrestuar gjatë bastisjeve. Pavarësisht protestave, zyrtarët federalë i kanë vazhduar bastisjet kundër imigrantëve në të gjithë qarkun, me zyrtarë lokalë dhe grupe komunitare që raportojnë praninë e tyre në biblioteka, autolarje dhe dyqane si Home Depot./ REL

shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin