Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Publikohen PAMJE të reja nga të shtënat me armë zjarri/ Momenti kur autori i sulmit në darkën me gazetarët ku ndodhej Donald Trump kalon sigurinë dhe futet me shpejtësi në sallë
Siç shihet edhe në pamje, autori kalon sigurinë dhe futet në sallën, ku po zhvillohej evendit, por menjëherë kanë reaguar forcat e sigurisë dhe Shërbimi Sekret.
26 April 2026, 08:15Nga E. D
SHBA- Pamjet të reja janë publikuar nga momenti kur autori i sulmit me armë zjarri në darkën e korrespondentëve, ku ndodhej edhe Donald Trump ka thyer sigurinë dhe është futur në sallën e eventit.
Siç shihet edhe në pamje, autori kalon sigurinë dhe futet në sallën, ku po zhvillohej evendit, por menjëherë kanë reaguar forcat e sigurisë dhe Shërbimi Sekret.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump publikoi një foto të autorit të dyshuar të krimit të shtrirë pa lëvizur në dysheme me duart e lidhura pas shpine.
Sipas CNN, fillimisht u raportua se autori i të shtënave ishte i vdekur. Megjithatë, Shërbimi Sekret dhe Trump kanë thënë se autori është arrestuar. Autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin për të shtënat si një burrë 30-vjeçar nga Kalifornia.
Trump fillimisht donte të kthehej në vendin e Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, por Shërbimi Sekret ishte kundër kësaj. Trump në fund tha se po kthehej në Shtëpinë e Bardhë dhe do të mbante një konferencë për shtyp.
Donald Trump ishte planifikuar të fliste në këtë ngjarje, paraqitja e tij e parë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti zgjodhi të mos merrte pjesë në këtë ngjarje gjatë mandatit të tij të parë dhe ka abstenuar që nga rizgjedhja e tij.
Washington Hilton, i vendosur në një distancë të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë, është vendi ku u qëllua me armë Presidenti Ronald Reagan në vitin 1981./Dosja.al