LIVE UPDATES
Bota

Raportimet nga veriu i Kosovës, gazetarët nën rrezik të vazhdueshëm në mes të tensioneve

Pasditen e 20 dhjetorit, ata po raportonin për gjendjen e përgjithshme në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Nga data 10 dhjetor, grupe të serbëve lokalë i barrikaduan rrugët atje, në shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të një ish-polici serb.

21 December 2022, 19:04 Nga d.a.
Raportimet nga veriu i Kosovës, gazetarët nën rrezik të
Rudar

KOSOVË- Pak minuta pasi përfundoi një raportim direkt nga Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, gazetari Gojart Jashari dëgjoi një shpërthim të fuqishëm vetëm pak metra larg.

“Isha i kthyer me shpinë nga vendi ku u gjuajt ai mjet që ende nuk dihet... nuk po konstatoj se çfarë ishte. Kameramani ishte i kthyer me fytyrë dhe më tha se gjuajtën diçka”, tregon Jashari për Radion Evropa e Lirë.

Ai dhe kolegu i tij kameraman, Rron Agolli, punojnë për Televizionin Tëvë1, në Prishtinë.

Pasditen e 20 dhjetorit, ata po raportonin për gjendjen e përgjithshme në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Nga data 10 dhjetor, grupe të serbëve lokalë i barrikaduan rrugët atje, në shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të një ish-polici serb.

Policia e Kosovës arrestoi Dejan Pantiqin, nën dyshimet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Gjatë kësaj periudhe, përveç të tjerave, u regjistruan edhe së paku pesë incidente ndaj ekipeve të gazetarëve në veri - në mesin e tyre edhe sulme direkte.

Jashari, nga Tëvë1, tregon se shpërthimi të martën ndodhi para syve të policisë.

Interesimit të Radios Evropa e Lirë për këtë çështje, Policia e Kosovës iu përgjigj shkurtimisht, duke thënë se “është duke i hetuar dhe trajtuar këto raste”.

Më 9 dhjetor, persona të maskuar sulmuan edhe veturën me të cilën po udhëtonin gazetarja e mediumit online, Kallxo.com, Shkodrane Dakaj, dhe producenti Valdet Salihu.

Vetëm një ditë pas këtij sulmi, një shpërthim ndodhi pranë gazetares Doruntina Bylykbashi të Radiotelevizionit Dukagjini.

Ekipi i Televizionit Klan Kosova u sulmua me gurë nga disa persona në fshatin Çabër të Zubin Potokut, më 19 dhjetor.

Po në këtë fshat, gazetarë të Televizionit T7 thanë se janë sulmuar me gurë, më 21 dhjetor.

Të gjitha këto media raportojnë në gjuhën shqipe.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) u bëri thirrje “të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimit” dhe njëherësh “t’i ndjekin udhëzimet e zyrtarëve policorë që janë prezentë atje”.

AGK-ja i bëri thirrje edhe Policisë së Kosovës që të garantojë siguri gjatë raportimit nga pjesa veriore.

Disa kilometra pa arritur në barrikadat që janë vendosur në drejtim të pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, zakonisht qëndron një patrullë policore.

Policia shpesh i ndalon veturat që qarkullojnë në atë zonë dhe gazetarët i udhëzon për kujdes, duke ua bërë të ditur për mungesën e prezencës së policisë në afërsi të barrikadave.

Megjithatë, gazetarë të mediave në Kosovë, qoftë ata që raportojnë në gjuhën shqipe apo ata që raportojnë në serbisht, thonë se dëshirojnë ta paraqesin saktë situatën në terren, andaj u duhet të lëvizin edhe në afërsi të barrikadave apo në brendësi të tyre.

Adelina Ahmeti, e cila raporton për Kallxo.com, thotë se disa herë i ka kaluar barrikadat për të parë nga afër situatën.

Ajo thotë se në disa raste i është dashur “të tërhiqet”, pasi persona të panjohur “ia kanë ndjekur lëvizjet”.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Ahmeti tregon se në atë zonë shihen persona të maskuar që, siç thotë, vazhdimisht tentojnë t’i pengojnë gazetarët në punën e tyre.

Ata po arrijnë ta bëjnë këtë, sepse askush nuk mund t’i identifikojë, thotë Ahmeti.

“...në momentin e parë që e vërejnë se po marrim pamje të asaj çfarë po shohim dhe të asaj çfarë po ndodh saktësisht, fillojnë problemet me ta. Problemi kryesor është identifikimi se ata qëndrojnë pas barrikadave”, thotë Ahmeti për Radion Evropa e Lirë.

Zorica Vorguçiq, e cila përcjell ngjarjet në veri për Televizionin lokal KIM, ka një përvojë të ngjashme.

Ajo tregon se me një veturë me targa RKS, apo Republika e Kosovës, ka mbërritur me ekipin e saj në barrikadat në fshatin Rudarë, por thotë se i është dashur t’i heqë targat si “masë paraprake për sigurinë”.

*Video: Barrikadat vështirësojnë lëvizjen e banorëve në veri

Në pjesën veriore të Kosovës përdoren kryesisht targa që i lëshon Serbia, e të cilat Kosova i konsideron të paligjshme.

Vorguçiq tregon se i ka rënë të depërtojë përtej kamionëve të parë, të vendosur si barrikadë. Gjendja andej thotë se është “e zymtë”.

“Ka edhe disa njerëz, fytyrat e të cilëve nuk mund t’i shihni. Kanë kapele dhe maska mbi fytyrat dhe hundët e tyre. Ua sheh vetëm sytë dhe janë disa, le të them, vështrime fajtore kur të shohin se je gazetar, sidomos nëse e kuptojnë se në cilën redaksi punon”, thotë Vorguçiq.

Në zonat ku gjenden barrikadat shpesh shihen vetura të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Radio Evropa e Lirë pyeti KFOR-in nëse është në mandatin e tij që t’u ofrojë gazetarëve mjedis të sigurt, kur raportojnë nga veriu i Kosovës, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Ndërkohë, Danijella Tomasheviq, nga Radio Kontakt Plus në Mitrovicën e Veriut, rrëfen një përvojë më ndryshe se kolegët e saj.

Ajo thotë se nuk ka pasur asnjë problem për të raportuar nga barrikadat dhe se i mjafton që të prezantohet si gazetare.

Por, shton ajo, vetë qytetarët që ndodhen në barrikada, nuk janë të gatshëm të flasin publikisht për arsyet e bllokimit të rrugëve.

“Unë e shoh si një lloj kujdesi, pasi, kohëve të fundit, është folur për të ashtuquajturat lista [me emra] dhe mendoj se kanë frikë nga ky proces”, thotë Tomasheviq.

Së voni, në mediat serbe u publikuan informacione se autoritetet e Kosovës kanë një listë me emra të personave nga veriu i Kosovës, të cilët do të arrestohen. Megjithatë, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i mohoi këto pretendime.

Sipas gazetarëve të intervistuar nga REL-i, dezinformata ka shumë dhe ato kontribuojnë në rritjen e tensioneve në terren.

“Kemi kontrolluar dhjetëra lajme të rreme të publikuara nga mediat serbe, në disa raste edhe [mediat] në Kosovë, dhe kemi konstatuar se janë lajme të rreme”, thotë Ahmeti pa specifikuar më shumë.

Vorguçiq apelon te kolegët e saj që ta bëjnë punën në mënyrë profesionale dhe të kontrollojnë çdo informacion që marrin, përpara se ta publikojnë.

“Detyra jonë është t’i kontrollojmë ato [informacione] dhe t’i informojmë njerëzit për situatën ashtu siç është. Fatkeqësisht, ka shumë media që raportojnë me tendenca”, thotë Vorguçiq, por nuk përmend shembuj.

Ditëve të fundit, Qeveria e Kosovës ka mohuar disa informacione që kanë shpërndarë zyrtarë dhe media të ndryshme në Serbi.

Pretendimet se Qeveria e Kosovës po përgatit dërgimin e forcave speciale “për të përndjekur” serbë nga pjesa veriore e vendit, janë hedhur poshtë kategorikisht.

Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin njoftimet e institucioneve të Kosovës dhe “të mos bien pre e dezinformimit të grupeve kriminale”. Se kur dhe si do të mund të hiqen barrikadat, nuk është e qartë.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se i kanë kapacitetet e nevojshme për t’i hequr ato, por se janë duke i dhënë kohë KFOR-it që ta bëjë këtë në mënyrë paqësore.

KFOR-i ka thënë se po monitoron me kujdes situatën në veri të Kosovës dhe se misioni ka aftësi dhe personel për të siguruar lirinë e lëvizjes, në përputhje me mandatin e tij.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se barrikadat do të largohen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe./REL/

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...