6 October 2026, 17:58
Nga G.M
Ebola në Kongo
KENIA- Kenia ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës, pasi një burrë humbi jetën në Nairobi, dy ditë pasi mbërriti në kryeqytet nga Republika Demokratike e Kongos. Viktima, shtetas kenian, kishte jetuar për shtatë vite në Kongo, ku ishte trajtuar në disa spitale pasi ishte prekur nga sëmundja.
Mediat e huaja raportojnë se, autoritetet shëndetësore kanë identifikuar 28 persona që kanë pasur kontakt me të, përfshirë familjarë dhe punonjës shëndetësorë, ndërsa po monitorohen edhe 27 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të fluturimit me të cilin ai udhëtoi drejt Kenias. Pacienti kishte udhëtuar të shtunën dhe iu nënshtrua kontrolleve në aeroportin kryesor të Nairobit përpara se të dërgohej në spital. Rasti ka rritur shqetësimin për përhapjen e virusit përtej kufijve të Kongos, e cila po përballet me një nga shpërthimet më të rënda të Ebolës.
Më herët, raste ishin konfirmuar edhe në Ugandë, por vendi u shpall i lirë nga sëmundja në gusht. Shpërthimi aktual në Republikën Demokratike të Kongos lidhet me variantin Bundibugyo të virusit Ebola. Sëmundja transmetohet përmes kontaktit me lëngjet trupore të një personi të infektuar. Aktualisht nuk ka vaksinë ose trajtim të miratuar specifik për këtë variant, ndërsa disa vaksina janë në fazën e zhvillimit dhe testimit klinik./Dosja.al
ebola kongo
Bota
6 October 2026, 16:56
G.M
BE
EVROPË- Bashkimi Evropian po shqyrton një qasje të re për zgjerimin, me synimin që vendet kandidate të integrohen graduali...
Bota
6 October 2026, 16:20
E.d
Pamje
JEMEN- Forcat qeveritare të Jemenit, të mbështetura nga Arabia Saudite, kanë intensifikuar ofensivën kundër rebelë...
Bota
6 October 2026, 15:54
G.M
pamje nga vendngjarja
TURQI- Një nxënëse ka humbur jetën në Stamboll pasi u godit me thikë brenda ambienteve të nj&...
Bota
6 October 2026, 15:30
G.M
Donald Trump
SHBA- Deklarata e presidentit amerikan Donald Trump për mundësinë që Irani të godasë qytetet e Los Angelesit dhe...
Bota
6 October 2026, 15:02
G.M
Arrestimi i Amir Baratit në Mal të Zi. Qershor 2026.
Mali i Zi ka ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtetasin iranian ...
Bota
6 October 2026, 14:50
G.M
Një pamje e Qendrës së Ndihmës dhe Shpëtimit Mjekësor
RUSI- Një 28-vjeçare që punonte në Institutin e K...
Bota
6 October 2026, 14:58
E.d
Foto ilustruse
Vdekja e një teknikeje laboratori në Rusi ka ngritur dyshime për një infektim me murtajën pneumonike, por shkaku mb...
Bota
6 October 2026, 14:44
G.M
GAZA
GAZA- Të paktën dy palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa rajoni pë...
Bota
6 October 2026, 14:38
G.M
Tobias Rausch
GJERMANI- Tobias Rausch, deputet i Alternativës për Gjermaninë (AfD), është zgjedhur president i parlamentit të...
Bota
6 October 2026, 11:59
I.A
STOKOLM- Francis Halzen fiton Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2026 për punën e tij në zbulimin e neutrinove kozmike me e...