Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Reshje të dendura shiu në disa zona në Francë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Reshjet e dendura kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati, duke shkaktuar dëme në qindra qytete dhe fshatra. Ndërkohë autoritetet kanë ndarë një fond urgjencë prej 50 milion €, për të ndihmuar autoritetet lokale të përballen me krizën. Ndërsa 80 milionë euro po përdoreshin për të ndihmuar fermerët në zonat e prekura.
15 November 2023, 13:38Nga a.l
Moti i keq në Francë
FRANCË- Disa zona në Francë janë përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullimin e automjetve. Sipas mediave të huaja, autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në këto zona, ndërsa bëhet me dije se gjithashtu janë evakuuar banesa e shkolla në rajonin e Calais dhe në Alpe.
Reshjet e dendura kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati, duke shkaktuar dëme në qindra qytete dhe fshatra. Ndërkohë autoritetet kanë ndarë një fond urgjencë prej 50 milion €, për të ndihmuar autoritetet lokale të përballen me krizën. Ndërsa 80 milionë euro po përdoreshin për të ndihmuar fermerët në zonat e prekura.
Shërbimi kombëtar i motit Météo France tha se disa departamente mbetën në gatishmëri të lartë, pasi gjatë 24 orëve të ardhshme në Francën lindore, mund të ketë përkeqësim të kushteve të motit.