28 February 2025, 16:33
Nga M.B
Olaf Scholz dhe Friedrich Merz
BERLIN- Përfaqësuesit e lartë të kristian-demokratëve konservatorë dhe social-demokratëve në Gjermani filluan sot bisedimet paraprake për krijimin e një koalicioni qeverisës. Por këto dy parti, me dallime të thella ideologjike dhe politike, që janë zotuar se nuk do të qeverisin me partinë e djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë, i pret një proces i ndërlikuar negociatash për të hartuar një program qeverisës që do të ringjallte ekonominë.
Friedrich Merz, drejtues i bllokut konservator, që doli i pari në zgjedhjet e së dielës, tha se synon ta krijojë qeverinë deri më 20 prill, një afat kohor që konsiderohet si shumë i ngushtë për shkak të dallimeve ndërmjet partive. Vështirësitë mund të shtohen duke patur parasysh stilin e ashpër të zotit Merz, që tashmë është kritikuar nga partnerët e tij të mundshëm.
“Të dyja palët duhet të përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Duhet të flasim dhe të lëvizim përpara. Nuk dua të flas për tema të veçanta para bisedimeve. Besimi duhet të jetë shtylla kryesore. Na duhet të nxjerrim mësime nga qeveria aktuale që dështoi. Konfliktet e përhershme jo vetëm dëmtojnë ata që janë të përfshirë, por dëmtojnë edhe demokracinë. Na duhet vullneti për të punuar bashkë. Nuk duhet të përqendrohemi në përfitimet partiake, por në zgjidhjen e problemeve të mëdha, për ta çuar ekonominë përpara, që t’u japim njerëzve siguri ekonomike dhe sociale”, deklaroi zyrtarja social-demokrate, Manuela Schwesig.
Një koalicion ndërmjet partive konservatore dhe social-demokratëve, të cilët dolën të tretën në zgjedhje është mundësia e vetme për të formuar qeverinë nëse të gjitha partitë i qëndrojnë besnike zotimit për të mos qeverisur me partinë Alternativa për Gjermaninë, e cila doli e dyta në zgjedhje. Kjo parti mori përkrahjen më të madhe për një parti të krahut të djathtë ekstrem në Gjermani që prej Luftës së Dytë Botërore.
Bisedimet që po mbahen sot përfshijnë zyrtarë të lartë të të dy partive dhe ato mund të çojnë në diskutime të tjera me grupe punuese për çështje të ndryshme politike, për të hartuar një plan të detajuar për agjendën legjislative të katër viteve të ardhshme.
Gjatë fushatës, blloku konservator u përqendrua në heqjen e rregullave ekonomike dhe premtimin për të kufizuar imigracionin. Social-demokratët, pjesë e të cilëve është kryeministri në detyrë Olaf Scholz, duan rritje të pagës minimale dhe e kundërshtojnë vizionin e zotit Merz për një kontroll më të rreptë të kufijve./ VOA
gjermania
Bota
28 February 2025, 15:28
M.B
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenksy pritet të takohet sot me Presidentin e Shteteve të Bashku...
Bota
28 February 2025, 15:13
B.Z
Zelensky, Erdogan
UKRAINË - Në luftën Rusi - Ukrainë ka filluar një epokë e re pas telefonatës mes presidentit...
Bota
28 February 2025, 14:58
N.F
Merz
GJERMANI- Bisedimet e para për formimin e një koalicioni qeveritar filluan më herët midis Unionit Kristian Demokrat, CDU/CSU dhe P...
Bota
28 February 2025, 13:43
N.F
Starmer
ANGLI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka ftuar dhjetëra udhëheqës evropianë dhe të Ba...
Bota
28 February 2025, 12:38
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
GREQI- Protestat e sotme në Greqi për aksidentin e rëndë hekurudhor në Tempi kanë agravuar du...
Bota
28 February 2025, 10:10
N.F
Kallas
UKRAINË- Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas është shprehur se NATO është garancia më e mir...
Bota
28 February 2025, 09:19
N.F
Trump
SHBA- Mediat po prodhojnë lajme me shpejtësi dhe çdo ditë sjellin informacione të reja për presidentin amerikan, Dona...
Bota
28 February 2025, 09:02
r.ll
kyriakos mitsotakis
GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar lidhur me tragjedinë e Tempit, ku përplasja e dy trenave s...
Bota
28 February 2025, 08:37
N.F
Protesta në Athinë
ATHINË- Protesta në të gjithë Greqinë kanë nisur në lidhje me përvjetorin e dytë ...
Bota
28 February 2025, 08:16
N.F
Aksidenti në Tempti
GREQI- Dhjetëra mijëra njerëz pritet t'i bashkohen protestave dhe grevave ndërsa Greqia shënon ...