27 July 2024, 17:40
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se në periudhën 10-23 korrik janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19.
Ky institut rekomandoi disa hapa për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, përfshirë praktikumin e higjienës së mirë personale dhe kolektive, qëndrimin në ajër të pastër, testimin për koronavirus si dhe vaksinim me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur.
IKSHPK-ja rikujtoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore më 5 maj 2023.
Megjithatë, raste me koronavirus – që për herë të parë u shfaq në Vuhan të Kinës në fundin e vitit 2019 – së fundi janë regjistruar në vende të ndryshme të botës dhe në kontinentin evropian.
Në janar të këtij viti, revista shnecore Lancet publikoi një studim rreth pandemisë së koronavirusit. Sipas gjetjeve të studimit pandemia ndikoi në jetëgjatësinë e njerëzve, pasi gjatë periudhës së pandemisë jetëgjatësia ra për 1.6 vjet.
Hulumtuesit e Lancet po ashtu vlerësuan se COVID-i ka shkaktuar 15.9 milionë vdekje gjatë viteve 2020-2021. Vdekjet u shkaktuan qoftë nga virusi apo nga pengesat e shkaktuara në sistemin shëndetësor si pasojë e pandemisë./REL
covid-19 kosove
Bota
27 July 2024, 17:18
r.ll
tik tok
SHBA- Departamenti i Drejtësisë akuzoi të premten kompaninë Tik-Tok se ka mbledhur informacion për përdoruesit ameri...
Bota
27 July 2024, 16:57
S.B
Pedro dhe Emma
SHBA- Një grua shtatzënë dhe i fejuari i saj vdiqën tragjikisht në Kaliforni kur një dallgë...
Bota
27 July 2024, 16:57
r.ll
viktor orban
RUMANI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sërish ka kritikuar Bashkimin Evropian gjatë një fjalimi në një ...
Bota
27 July 2024, 15:19
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Rivalët e mundshëm në zgjedhjet presidenciale amerikane, Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald T...
Bota
27 July 2024, 14:51
E. D
RUSI- Forcat ruse kanë shënjestruar dhjetëra vendbanime në rajonin jugor ukrainas të Hersonit, tha një zyrtar, teksa një dr...
Bota
27 July 2024, 14:20
E. D
FRANCË- Shtatë nga dhjetë trenat e shpejtë të Francës do të qarkullojnë të shtunën në tri linja kryesor...
Bota
27 July 2024, 14:14
E. D
IZRAEL- Të paktën 30 palestinezë u vranë pasi Izraeli sulmoi një shkollë në Deir al-Balah në Gazën qendrore, than...
Bota
27 July 2024, 14:07
E. D
Miroslav Lajçak
KOSOVË- Miroslav Lajçak do të mbetet emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi deri në janar t...
Bota
27 July 2024, 11:41
E. D
pamje nga vendngjarja
PARIS- Organizatorët olimpikë kërkuar një falje të thellë pasi atletët e Koresë së Jugu...
Bota
27 July 2024, 10:49
M.B
Donald Trump, Dritan Nesho dhe Kamala Harris
SHBA- Me largimin e presidentit Joe Biden nga gara e zgjedhje të këtij nëntori, si kandidat p&e...