29 June 2022, 08:48
Nga d.d
Foto ilustruese
FRANCË- Ministria e Shëndetësisë së Francës, ka njoftuar se vendi po kalon një valë të re të Covid-19 dhe se njerëzit duhet të mbajnë maska përsëri në ambjente të mbyllura dhe në transport publik.
Ministrja franceze e Shëndetësisë, Brigitte Bourguignon tha se ishte "detyrë qytetare" e njerëzve që të mbanin mbulesa të fytyrës në hapësira të mbyllura, si transporti publik, vendet e punës dhe dyqanet.
“Nuk po them se duhet të jetë e detyrueshme, por i kërkoj francezëve që të vendosin maskën në transportin publik.Unë nuk jam thjesht duke e këshilluar, por po e kërkoj," tha Bourguignon.
Shefi francez i vaksinimit Alain Fischer tha javën e kaluar se vendi ishte në mes të një vale të re COVID, si vendet e tjera evropiane. Ai shtoi se ishte në favor të kthimit të mbajtjes së detyrueshme të maskave për fytyrën në transportin publik.
Vdekjet nga COVID në Francë u rritën me 48 gjatë 24 orëve në 149,406. Rritja e rasteve të koronavirusit po nxitet nga variante të reja, me 17,601 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit shifra më e lartë ditën e hënë që nga 18 prilli.
Sipas Sky News, që nga fundi i muajit të kaluar, infeksionet e reja në Francë janë rritur vazhdimisht, me mesataren lëvizëse shtatëditore të rasteve të reja ditore më shumë se katërfishuar midis 17,705 në 27 maj dhe 71,018 të së hënës. Ky total është ende pesë herë më i ulët se rekordi prej 366,179 në fillim të vitit.
covid-19 france
Bota
29 June 2022, 08:52
j.c
Boris Johnson
MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri britanik Boris Johnson ka pohuar se Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën n&eu...
Bota
29 June 2022, 08:32
j.c
TAJLANDË- Dy gra u arrestuan në aeroportin Suvarnabhumi të Bangkok dhe u akuzuan për kontrabandë pasi 109 kafshë të gjalla ...
Bota
29 June 2022, 08:27
d.d
Lufta ne Ukraine
UKRAINË-Lufta sot ka hyrë në ditën e 126. Sulmet ruse janë çdo ditë në progres, ato shkakto...
Bota
29 June 2022, 08:26
j.c
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, akuzoi Rusinë se është një shtet "terrorist" që...
Bota
29 June 2022, 08:23
d.d
Liderët e NATO-s pritet që të arrijnë pajtueshmëri për një përforcim të madh të aleancës në krahun l...
Bota
29 June 2022, 08:20
d.d
G7
Lufta në Ukrainë është luftë për ndikim dhe pushtet. Rusia kërkon të ndryshojë rendin botëror. Demokra...
Bota
29 June 2022, 08:17
d.d
Foto ilustruese
Ky është një burg në Ukrainë ku mbahen ata që nuk janë dënuar ende, vendin e saktë Deutsche We...
Bota
29 June 2022, 08:05
A.B
Teksa prisnin ardhjen e Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe liderëve të tjerë botërorë në lokacionin e sigurisë ...
Bota
29 June 2022, 07:32
A.B
Arme
SHBA- Një ngjarje tronditës ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një djalë 8-vjeçar ka që...
Bota
28 June 2022, 22:56
I.A
Joe Biden dhe Boris Johnson
SHBA- Vendet perëndimore po e mirëpresin lajmin se Turqia ka hequr dorë nga kundërshtimet e saj ndaj an&eum...