14 June 2023, 19:47
Nga a.l
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në Leposaviç. Haxhiu e ka cilësuar këtë ngjarje si një provokim të Serbisë ndërsa thekson se faktori ndërkombëtar duhet të përgjigjet.
“Serbia kriminale ka rrëmbyer tre pjesëtarë të policisë së Republikës së Kosovës në Leposaviç.Për provokime si këto, të organizuara nga Serbia me qëllim të destabilizimit të situatës në veri, duhet të përgjigjet edhe faktori ndërkombëtar”, ka shkruar ajo.
Merren peng 3 policët
Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.
albulena haxhiu tensione në veri të kosovës
Bota
14 June 2023, 19:44
k.m.
Foto ilustruese
PRISHTINË- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë ka kall&eum...
Bota
14 June 2023, 19:41
k.m.
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme përpara për Kosovën dhe Serbinë, tha ambasadorja e p...
Bota
14 June 2023, 19:40
a.l
Peter Stano
KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se blloku nuk e përjashton mundësin...
Bota
14 June 2023, 19:35
I.A
Fidan Ademi
KOSOVË- Ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi, nga radhët e Lëvizjes Vetëven...
Bota
14 June 2023, 19:30
a.l
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pasi ka mbërritur në Bare, në vendin ...
Bota
14 June 2023, 19:22
a.l
Donika Gërvalla
KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar për rrëmbimin e policëve kos...
Bota
14 June 2023, 19:15
I.A
SHBA
SHBA- Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme përpara për Kosovën dhe Serbinë, tha a...
Bota
14 June 2023, 18:53
I.A
Valentin Selmanaj
KOSOVË- Mësuesi nga Deçani, Valentin Selmanaj ka marrë masën e sigurisë ditën e sotme, pas...
Bota
14 June 2023, 19:00
a.l
Peter Stano
KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar lidhur me situatën aktuale në veri pas rr&eu...
Bota
14 June 2023, 18:41
a.l
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar lidhur me rrëmbimin e 3 policëve kufitarë ng...