LIVE UPDATES
Bota

Rusi/ Fëmijë rusë thuhet se rrihen dhe lëndohen në kampin e financuar nga Kremlini

Kampi Bogatyrskaya Zastava (Posta e Heronjve), pranë qytetit siberian Omsk, mori rreth 60.000 dollarë nga Fondi i Granteve Presidenciale të Rusisë këtë vit.

30 August 2026, 15:34 Nga D.S

Rusi/ Fëmijë rusë thuhet se rrihen dhe lëndohen në

RUSI- Fëmijët në një kamp ushtarako-patriotik të krishterë ortodoks të Rusisë, dyshohet se janë rrahur dhe janë përballur me ndëshkime të tjera të dhunshme, duke nxitur një hetim penal dhe vëmendje ndaj një organizate që ka marrë miliona rubla përmes granteve shtetërore.

Kampi Bogatyrskaya Zastava (Posta e Heronjve), pranë qytetit siberian Omsk, mori rreth 60.000 dollarë nga Fondi i Granteve Presidenciale të Rusisë këtë vit. Ai funksionon në bashkëpunim me Dioqezën e Omskut të Kishës Ortodokse Ruse dhe një grup ultranacionalist të quajtur Komuniteti Rus.

Pretendimet u bënë publike pasi një djalë 11-vjeçar u kthye në korrik nga një sesion 12-ditor në kamp me mavijosje në gjithë trupin dhe u diagnostikua me frakturë të shtyllës kurrizore, sipas një postimi të nënës së tij në rrjetet sociale.

Olga Belko tha se djali i saj ishte rrahur vazhdimisht nga tre djem më të mëdhenj dhe kishte frikë të ankohej, sepse dhuna u përshkallëzua pasi ai fillimisht kërkoi ndihmë.

“Ai rrihej sistematikisht çdo të dytën natë”, shkroi ajo.

Belko pretendoi se djali i saj ishte ankuar vazhdimisht për dhimbje në shpinë te mjeku i kampit dhe komandanti i njësisë së tij, por se nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim.

Një mik i familjes i tha Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë se edhe të rriturit në kamp merrnin pjesë në ndëshkime.

“I hodhën sapun të lëngshëm në gojë. Ai vjelli për orë të tëra”, tha miku, duke kërkuar të mbetej anonim për arsye sigurie.

Ajo gjithashtu pretendoi se një komandant, i zemëruar nga ankesat e djalit, e hodhi atë mbi supe dhe e përplasi përtokë.

Radio Evropa e Lirë nuk mund t'i verifikojë në mënyrë të pavarur këto dëshmi për keqtrajtim.

Komiteti Hetimor në rajonin e Omskut ka hapur një rast penal për “veprime të paligjshme ndaj një të mituri”. Autoritetet nuk kanë njoftuar për ngritjen e ndonjë aktakuze.

Pasi historia e djalit u bë publike, disa prindër të tjerë dolën me pretendime të ngjashme.

Dy familje i thanë Radios Evropa e Lirë se edhe fëmijët e tyre ishin rrahur ose i ishin përballur me ndëshkimeve të tjera të dhunshme në kamp në vitet 2024 dhe 2025.

Dëshmitë e tyre përmbajnë hollësi të ngjashme, përfshirë goditje me grusht në gjoks, të cilat fëmijët i quanin “thyerje kompensate”, sapun të lëngshëm të derdhur në gojën e fëmijëve, si dhe sulme nga fëmijët më të mëdhenj ndaj më të vegjëlve, ndërsa stafi i rritur nuk ndërhynte.

Një grua i tha Radios Evropa e Lirë se djali i saj 10-vjeçar u kthye nga kampi në vitin 2024 me një mavijosje të madhe në shpinë.

Nëna tha se, më vonë ai tregoi se djem më të mëdhenj e kishin rrahur.

“Vetëm pas një kohe, djali im tha se ishte rrahur, njësoj si të gjithë fëmijët e tjerë. Dhe disa prej tyre ishin vetëm 8 vjeç. [Djemtë më të mëdhenj] i godisnin me grushte në gjoks, ndërsa komandantët shikonin”, pretendoi ajo.

Nëna tha se fëmijëve u ishte thënë se një trajtim i tillë përfaqësonte “traditat ushtarake” dhe se duhej të mësoheshin me të, sepse “kur të rritesh, do të jesh ushtar”.

Bogatyrskaya Zastava funksionon prej gati dy dekadash dhe thotë se më shumë se 4.800 fëmijë kanë qenë pjesë e kampit gjatë 19 vjetëve të fundit.

Programi aktual i tij përfshin stërvitje ushtarake, luftime trup më trup, hedhje thikash, kamuflazh, komunikim me radio, dronë, pista me pengesa dhe marshime.

Kampi thotë se synimi i tij është “të rrisë luftëtarë-mbrojtës të ardhshëm të Atdheut”.

Dioqeza e Omskut e ka përshkruar Bogatyrskaya Zastava si një kamp dioqezan ushtarako-patriotik për fëmijë, që funksionon nën kujdesin e saj.

Organizatorët e kampit kanë vazhduar ta lavdërojnë projektin pavarësisht pretendimeve.

Në një postim të 13 gushtit, kampi tha se sezoni i tij i vitit 2026 kishte shkuar “thjesht mrekullisht”.

Komuniteti Rus, grupi ultranacionalist, gjithashtu e mbrojti kampin, duke e përshkruar raportimin mediatik për pretendimet si një sulm nga forcat pro-ukrainase. Ai gjithashtu e akuzoi djalin e lënduar për sjellje provokuese.

Kampi drejtohet nga çifti Ilya dhe Yelena Cheshegorov.

Në një intervistë në vitin 2024, ata thanë se stërvitja fizike dhe ajo bazë ushtarake ishin bërë fokusi i kampit.

Ilya pranoi gjithashtu se kampi mund të ishte i vështirë për fëmijët.

“Fëmijët ende qajnë”, tha ai, por shtoi se komandantët nuk kishin rol për t'i ngushëlluar.

“Me komandantët, me burrat, nuk ekziston një detyrë e tillë”, tha Ilya Cheshegorov. “Do të ishte gabim t'i mëshiroje dhe t'i përkëdhelje”.

Kampi u përball me shqetësime për sigurinë në vitin 2010, kur një djalë 14-vjeçar pësoi fraktura kompresive të pesë rruazave. Në vitin 2016, autoritetet e pezulluan përkohësisht kampin për shkak të shkeljeve të shumta sanitare dhe të sigurisë.

Organizatorët nuk i janë përgjigjur kërkesave të Radios Evropa e Lirë për koment./REL

kremlin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin