14 May 2022, 08:16
Nga DOSJA

FINLANDA- Dëshira e shprehur e Finlandës për antarësim në NATO po shoqërohet me pasoja. Koncerni energjetik rus Inter RAO nuk do të furnizojë më me energji në vendin fqinj.
Furnizuesi rus i energjisë Inter RAO, sipas të dhënave të veta, duke nisur nga e shtuna (14.05) nuk do të furnizojë më me energji elektrike rrjetin Fingrid në Finlandë. Arsyeja ka të bëjë me mos shlyerjen e pagesave përmes bursës së energjisë Nord Pol që nga 6 maji. Që nga kjo datë nuk kanë hyrë më pagesa në firmën ruse, njoftoi Fingrid duke iu referuar një deklarate të Inter RAO. Fingrid nuk është përgjegjës për pagesat, thuhet më tej. Nord Pool nuk ka pranuar të prononcohet.
Fingrid ndërkaq u shpreh pa shqetësim duke theksuar, se nuk rrezikohet siguria e furnizimit. Energjia nga Rusia përbën vetëm rreth dhjetë përqind të konsumit të përgjithshëm dhe pjesërisht kjo mund të kompensohet përmes prodhimit vendas të energjisë.
Udhëheqja e shtetit të Finlandës të enjten (12.05) deklaroi, se Finlanda në sfondin e e ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë "menjëherë" do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në NATO.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha, se Rusia do ta konsiderojë një anëtarësim të Finlandës në aleancën ushtarake perëndimore "definitivisht" si kërcënim. Ministria e Jashtme në Moskë deklaroi, se e sheh veten të detyruar që të reagojë "ushtarakisht-teknikisht dhe në mënyra të tjera".
Marrë nga DW.
Bota
14 May 2022, 08:12
Kryeministri i Malit tëZi, Dritan Abazoviç në bisedë me drejtuesen e Programeve të Europës në Deutsche Welle, Adelheid Fe...
Bota
14 May 2022, 07:57
Avion
SHKUP Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Shkupi drejt Gjermanisë. Avioni është detyruar t...
Bota
14 May 2022, 07:43
Putin dhe Sana Marin
FINLANDË- Qeveria finlandeze thotë se është e gatshme t'i përgjigjet, nëse është e nevojshme, ...
Bota
14 May 2022, 07:33
Hedhja nga shkembi
SPANJË- Dy turistë u gjetën të pajetë në Mallorca. Brenda pak orësh, në qytet ndërruan...
Bota
14 May 2022, 07:17
ZELANDA E RE- Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern është infektuar me Covid-19. Ajo ka bërë të ditur se ë...
Bota
14 May 2022, 07:02
Foto ilustruese
Bankat qendrore janë rojet e parasë, gjaku i kapitalizmit. Veprimet e tyre ndikojnë në pagat dhe kursimet e njerëz...
Bota
13 May 2022, 23:09
Lajcak, Bislimi dhe Petkovic
BRUKSEL- Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, që u mbajt sot në...
Bota
13 May 2022, 22:39
Bimet
SHBA- Shkencëtarët kanë rritur bimët në tokë hënore për herë të parë, një hap i rënd...
Bota
13 May 2022, 22:33
Oleg Morozov
RUSI- Një anëtar i parlamentit rus dhe një anëtar i lartë i partisë politike të Presidentit Vladi...
Bota
13 May 2022, 22:23
Tatiana Monko
UKRAINË- Një nënë ukrainase i ka quajtur ushtarët rusë "b*******s" pasi ata vunë në pianon e vajz&eum...