9 December 2022, 21:36
Nga A.B
Policia
KOSOVË- Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë për targat ka bërë jehonë dhe në mediat e huaja. Mediat e huaja shkruajnë se rritja e tensioneve, u nis gjithashtu edhe nga thirrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për zgjedhje të parakohshme në katër komuna në Veri.
Serbët braktisën institucionet në veri të Kosovës, me qëllim refuzimin e autoritetit të kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij. Ndërkohë një oficer mbeti i plagosur nga persona të armatosur, ngjarje kjo e ndodhur në Kosovë. Ndërkohë autoritetet kanë raportuar edhe për shpërthime dhe të shtëna armësh gjatë ditës së martë.
Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla, ky dhe kërcënime të tjera për sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve të policisë çuan në rritjen e vendosjes së policisë në veri. Euronews shkruan se Beogradi synon të sjellë ushtrinë e tij dhe se për këtë i duhet leje e NATO-s.
Kthimi i trupave të Beogradit në ish-krahinën serbe mund të rrisë në mënyrë dramatike tensionet në Ballkan.
Zyrtarët serbë pretendojnë se një rezolutë e OKB-së e miratuar për të lejuar praninë e NATO-s në vend gjithashtu lejon rreth 1,000 trupa serbe të kthehen në Kosovë./Burimi: Euronews.com
prishtine kosove serbi
Bota
9 December 2022, 21:32
A.B
Protesta
GREQI- Edhe sot Selaniku është përfshirë nga protesta të dhunshme, ku nuk kanë munguar sulmet ndaj policisë...
Bota
9 December 2022, 21:17
k.m.
Eva Kaili
BRUKSEL- Eva Kaili, një eurodeputete e PASOK-ut dhe nënkryetare e Parlamentit Evropian, është arrestuar dhe përjashtuar...
Bota
9 December 2022, 21:11
A.B
Ken Griffin
SHBA- Keni parë kështu shpërblimi? CEO dhe themeluesi i Citadel, Ken Griffin ka shpërblyer punonjësit e tij, duke u mb...
Bota
9 December 2022, 20:52
A.B
Elon Musk
SHBA- Punëtorët e pastrimit janë pushuar nga kompania. Ata pretendojnë se janë pushuar nga puna pa pagesë...
Bota
9 December 2022, 21:00
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Një ditë pasi autoritetet në Serbi thanë se po shqyrtojnë dërgimin e forcave të tyre të...
Bota
9 December 2022, 20:51
d.a.
KQZ
KOSOVË- Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani, i t...
Bota
9 December 2022, 20:41
d.a.
Mal i Zi
MAL I ZI- Komisioni i Venecias rekomandoi të premten që të “mos miratohen ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Ma...
Bota
9 December 2022, 20:31
d.a.
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden autorizoi të premten një ndihmë të re ushtarake prej 275 milionë dollarës...
Bota
9 December 2022, 20:07
A.B
Kompania
SHBA- Gabriele Galimberti, fotografi që bëri fotografi të fëmijëve që mbanin arushë pelushi të veshur...
Bota
9 December 2022, 20:20
d.a.
Pamje nga aksidenti
KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Obiliq të Kosovës ku nënë e bijë u pë...