13 December 2024, 10:44
Nga N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime të reja në viza për zyrtarët gjeorgjianë, për shkak të “minimit të demokracisë” teksa vazhdojnë të mbahen protesta kundër vendimit të partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane që t’i pezullojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Protestuesit kanë bërë thirrje për zgjedhje të reja, pas supozimeve për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të tetorit. Opozita nuk e ka njohur këtë rezultat zgjedhor, duke pretenduar se Ëndrra Gjeorgjiane ka kryer mashtrime me vota për të mbetur në pushtet.
Presidentja pro-evropiane, Salome Zurabishvili, e cila është në anën e protestuesve, ka thënë se zgjedhjet janë manipuluar me ndihmën e Rusisë.
Autoritetet janë përgjigjur dhunshëm ndaj valës së protestave, duke arrestuar qindra njerëz në dy javët e fundit. Si përgjigje, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë më 12 dhjetor se do të ndalojë lëshimin e vizave për ata që janë përgjegjës ose bashkëpunëtorë në minimin e demokracisë në Gjeorgji.
Nga ky vendim do të preken 20 individë, “përfshirë individë që shërbejnë si ministra apo në parlamentar, zyrtarë për zbatim të ligjit dhe individë tjerë”. Prej nisjes së protestave në fund të nëntorit, dhuna kundër opozitës dhe gazetarëve është përshkallëzuar, dhe është dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ëndrra Gjeorgjiane, parti në pushtet prej vitit 2012 – e themeluar nga miliarderi i afërt me Moskën, Bidzina Ivanishvili – është akuzuar nga kritikët se është bërë secilën herë e më autoritare./REL
shba gjeorgji
Bota
13 December 2024, 09:59
ZH.LL
termet
GREQI- Greqia është goditur brenda pak orësh nga tre tërmete. Mëngjesin e sotëm vendi fqinj u trondit nga një t&e...
Bota
13 December 2024, 09:50
N.F
Rebelët në Siri
SIRI- Rënia e regjimit sirian të Bashar al-Assad ka hedhur dritë në qoshet e errëta të sundimit t&e...
Bota
13 December 2024, 09:37
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një shtetas sirian, drejtor i një burgu në Damask nga viti 2005 në 2008, tashmë i burgosur në...
Bota
13 December 2024, 09:17
ZH.LL
Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron do të shpallë sot emrin e kryeministrit të tij të ri, duke i dhënë fun...
Bota
13 December 2024, 09:10
N.F
Foto
SHBA- Të dielën më 15 dhjetor hëna e fundit e plotë e vitit, e njohur ndryshe si “Hëna e Ftohtë”, ...
Bota
13 December 2024, 09:12
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- "Më thyhet zemra! Nuk mund t'i trajtosh njerëzit kështu. Ne kemi punuar kaq shumë për ThyssenKrupp...
Bota
13 December 2024, 08:18
ZH.LL
zjarri
INDI- Të paktën gjashtë persona, duke përfshirë një djalë të mitur, kanë humbur jetën në nj&e...
Bota
13 December 2024, 08:49
M.B
Salla e koncerteve në Gendarmenmarkt në Berlin është një ndër atraksionet e kryeqytetit.
GJERMANIA- Kultura ë...
Bota
13 December 2024, 08:33
M.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka publikuar një strategji të shumëpritur për të luftuar urrejtjen kundër ...
Bota
13 December 2024, 08:09
ZH.LL
Lukashenko
BJELLORUSI- Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar shtatë gazetarë që punonin për një media të pavarur...