21 November 2023, 21:28
Nga h.k
Liliane Murekatete
ITALI-Gjykata e Apelit në Romë ka hedhur poshtë ankimimin e gruas së deputetit të Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë në Itali, Aboubakar Soumahoro, Liliane Murekatete dhe nënës së saj, Marie Therese Mukamitsindo, për masën e sigurisë “Arrest me Burg”, nën akuzën e shpërdorimit të fondeve shtetërore të cilat ishin destinuar për pritjen e emigrantëve. Sipas autoriteteve italiane, fondet janë përdorur për investime në prona të paluajtshme dhe për një jetë luksoze.
Për gjyqtarin e rastit, i cili dha masën e sigurimit për dy gratë, pas hetimeve të kryera nga Policia Financiare, bashkëshortja e deputetit Aboubakar Soumahoro kishte një rol drejtues në administrimin e fondeve, ndryshe nga sa ajo pretendoi, raportoi media.
Ndër të tjera, gjykatësi i çështjes e cilësoi një "strukturë kriminale të organizuar në nivel familjar" dhe "një sistem i cili synonte ekskluzivisht shmangien e detyrimeve publike që rrjedhin nga marrëveshjet me subjektet, me qëllim devijimin e fondeve publike”.
Gruaja e deputetit Soumahoro, së bashku me nënë dhe vëllain e saj Michel Rukundo, akuzohen se kanë përvetësuar fondet prej dy milionë eurosh të destinuara për emigrantët, në strukturat kooperativave të Ndihmës Karibu dhe Consorzio.
Shpërdorimi i fondeve miliona euroshe ka bërë që emigrantët e zbarkuar në brigjet italiane të jetonin në të ftohtë, me pak ushqim dhe në struktura të rrënuara.
‘Asnjëherë nuk kam blerë çanta dhe bizhuteri me paratë e fondeve’,- ka deklaruar Liliane Murekatete
Hetimet nisën nga autoritete italiane pas raportimeve nga sindikata Uiltucs për abuzimin me fondet Karibu dhe Consorzio, se emigrantët janë keqtrajtuar dhe privuar nga shërbimet thelbësore, si energjia elektrike dhe uji, në këto dy qendra, të menaxhuara nga vjehrra dhe gruaja e deputetit të Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë, Aboubakar Soumahoro, të cilëve iu besua me projekte të financuara nga Prefektura Pontina dhe organe të tjera.
Ndër të tjera, edhe punëtorët e këtyre dy qendrave për ndihmën e emigrantëve, i janë drejtuar Inspektoratit të Punës, pasi shumica prej tyre nuk kanë marrë rrogat prej 3 vitesh.
aboubakar soumahoro liliane murekatete
Bota
21 November 2023, 21:22
a.l
Melissa Kerr
BRITANI- Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se do të takohej me zyrtarë në Turqi për të d...
Bota
21 November 2023, 21:20
I.A
Alsu Kurmasheva
RUSI- "Na nxorën të ecnim sot në një oborr që është përafërsisht 4 metra me 6 metra", shkroi s...
Bota
21 November 2023, 21:14
A.TH
Te bllokuarit
HIMALAJE- Imazhet e para të dhjetëra burrave të bllokuar brenda një tuneli të shembur në Himalaje tregojnë...
Bota
21 November 2023, 21:00
a.l
Izrael
IZRAEL- Zyrtarët amerikanë dhanë shpresa se mes Izraelit dhe Palestinës mund të ketë shumë shpejt një marr&e...
Bota
21 November 2023, 21:00
h.k
Foto ilustruese
SERBI-Pesëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile të komunitetit serb në Kosovës kanë ku...
Bota
21 November 2023, 20:46
h.k
Foto nga vendngjarja
SHBA-Një person i armatosur hapi zjarr në një Ohio Walmart mbrëmjen e sotme, duke plagosur katër persona, ku...
Bota
21 November 2023, 20:46
A.TH
Abigail
SHBA- Një 3-vjeçare amerikane e marrë peng nga grupi i Hamasit më 7 tetor, mund të jetë një ndër pengjet ...
Bota
21 November 2023, 20:39
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- “Për një rrogë më të lartë...ndoshta 500-600 euro do të punoja”, thotë San...
Bota
21 November 2023, 20:27
A.TH
Javier Millay
MEKSIKË- Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador e përshkroi zgjedhjen e Javier Millay si president të r...
Bota
21 November 2023, 20:17
a.l
Gaza
EGJIPT- Ministria e Jashtme e Egjiptit ka akuzuar Izraelin se po përpiqet të detyrojë njerëzit të largohen nga Rri...