17 January 2024, 15:45
Nga h.k
Foto ilustruese
SERBI-Mijëra mbështetës të opozitës kanë marshuar të martën në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, në një protestë kundër Qeverisë, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve të muajit të kaluar. Ai proces zgjedhor është përshkruar si jo i drejtë, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë. Partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka fituar 46.72 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale.
Mirëpo, një mision ndërkombëtar vëzhgimi ka thënë se SNS-ja ka siguruar avantazh të padrejtë përmes paragjykimeve mediale, ndikimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe parregullsive zgjedhore, përfshirë blerjen e votës. Vuçiç dhe aleatët kanë thënë se zgjedhjet janë qenë të drejta.
Marshi është organizuar edhe për të shënuar përvjetorin e gjashtë të vrasjes së Oliver Ivanoviçit, politikanit serb të Kosovës. Ivanoviq është vrarë para zyrës së partisë së tij, më 2018, në Mitrovicë të Veriut. Hetimet për vrasjen e Ivanoviçit janë duke vazhduar në Kosovë dhe Serbi. Në një adresim para turmës, Marinika Tepiq, lidere e aleancës Serbia kundër Dhunës (SPN), e cila ka dalë e dyta në zgjedhje, ka thënë se opozita vazhdon të jetë e vendosur për të kontestuar rezultatin zgjedhor.
“I gjithë planeti e di, e kemi zënë atë [Vuçiqin], i cili nuk guxon të dalë para popullit të vet”, ka thënë Tepiç, e cila javën e kaluar ka hyrë në grevë dyjavore për të protestuar rezultatin zgjedhor.
Opozita ka thënë se dëshiron që të anulohen edhe zgjedhjet në Beograd. Të hënën, Millosh Vuçeviq, udhëheqës në SNS, ka thënë se votimet në Beograd mund të përsëriten, nëse askush nuk arrin të krijojë koalicion dhe të sigurojë shumicën në kuvendin komunal. Me një popullsi prej 1.4 milion banorëve, Beogradi përbën rreth një të katërtën e elektoratit në Serbi dhe udhëheqësi i kryeqytetit konsiderohet si një prej zyrtarëve më me ndikim në shtet./REL
serbia
Bota
17 January 2024, 15:36
N.F
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se e ka para...
Bota
17 January 2024, 15:14
h.k
foto ilustruese
MITROVICË-Shtatë minatorë janë në gjendje të rëndë pasi u ka rënë acidi në trup. Laj...
Bota
17 January 2024, 15:07
M.B
Alexei Navalny
RUSIA- Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, ka thënë sot se shteti i presidentit Vladimir Putin një ditë do të ...
Bota
17 January 2024, 15:06
N.F
Foto ilustruese
NORVEGJI- Një valë e ftohtë ka përfshirë vendet Skandinave ndërsa Norvegjia që po përballet me ...
Bota
17 January 2024, 15:00
Bekim Bislimi
Foto ilustruese
KOSOVA- Shërbimet në tregti dhe teknologji informative (IT), konsumi dhe ndërtimtaria ishin faktorët kr...
Bota
17 January 2024, 14:55
h.k
Foto ilustruese
KINA-Popullsia e Kinës është zvogëluar për të dytin vit me radhë, duke rritur shqetësimet në ...
Bota
17 January 2024, 14:47
M.B
Maria Zakharova dhe Ivana Stander
KOSOVA- Rusia së fundmi ka dënuar blerjen e anti-tankeve “Javelin” nga Kosova, duke thënë...
Bota
17 January 2024, 14:25
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Hetime intensive, sipas Prokurorisë në Kosovë , po zhvillohen lidhur me rastin e Liridona Ademajt, 30-vjeçare...
Bota
17 January 2024, 14:01
N.F
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me peticionin e nisur ditën e sotme nga serbët e Kosov&eu...
Bota
17 January 2024, 13:58
M.B
Bujar Osmani
MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se përfshirja e politik&eu...