27 May 2025, 17:52
Nga E. D
Hakan Fidan
TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i ka kërkuar Rusisë, që bisedimet e ardhshme Rusi-Ukrainë të mbahen në Stamboll. Hakan Fidan ishte në Moskë për një vizitë dy-ditore dhe gjatë kontakteve të tij në kryeqytetin rus, ai zhvilloi konsultime me udhëheqjen ruse mbi të ardhmen e Sirisë, një çështje që është një përparësi kryesore në axhendën e Ankarasë.
Duke iu referuar takimit të djeshëm me presidentin rus, Ministri i Jashtëm turk deklaroi se ngriti çështje të rëndësishme me Vladimir Putinin , për të cilat edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është i ndjeshëm. Hakan Fidan shprehu gjithashtu shpresën se negociatat do të çojnë shpejt në një armëpushim dhe më pas në një paqe të qëndrueshme.
“Është e rëndësishme që bisedimet e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundojnë me një rezultat. Ne shqyrtuam bisedimet që u zhvilluan në Stamboll. Ua përcollëm atyre kërkesën tonë që bisedimet e ardhshme (Rusi-Ukrainë) të mbahen në Turqi. Ua përcollëm atyre se jemi të gatshëm të kontribuojmë në çdo mënyrë në këtë drejtim.
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, sigurisht, zuri një vend të rëndësishëm në negociatat që zhvillova në Moskë... Jemi të lumtur që u zhvillua shkëmbimi i të burgosurve, pas të cilit po bëhen përgatitje për të zgjidhur çështje të tjera... Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetje gjithëpërfshirëse për negociatat e paqes," tha ai.
hakan fidan
Bota
27 May 2025, 17:38
M.L
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu kënaqësinë e tij pas vendimit për të v...
Bota
27 May 2025, 17:28
M.L
Donald Trump
SHBA- Me mënyrën se si po zhvillohen gjërat në frontin e luftës në Ukrainë, nuk ka më shum&e...
Bota
27 May 2025, 17:11
M.L
Foto ilustruese
KINA- Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur në një shp&eum...
Bota
27 May 2025, 15:58
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Qeveria federale e SHBA-së po përgatitet t'u urdhërojë agjencive të saj të anulojnë kontratat me v...
Bota
27 May 2025, 15:14
I.A
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar valën “e neveritshme” të sulmev...
Bota
27 May 2025, 13:27
N.F
Foto ilustruese
EVROPË- Gjiganti teknologjik amerikan, Meta, mund t’i përdorë postimet në platformat e veta, Facebook dhe Instagr...
Bota
27 May 2025, 12:44
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Bota ka kthyer vëmendjen te çifti presidencial francez pas publikimit të videos ku zonja e parë godet n&...
Bota
27 May 2025, 10:24
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
STAMBOLL- Një qendër argëtimi në Kagıthane të Stambollit është sulmuar me granatë dore n...
Bota
27 May 2025, 09:47
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga të shtënat natën e së hënë...
Bota
27 May 2025, 08:57
N.F
Kami Rita
NEPAL- Alpinisti nepalez Kami Rita arriti majën e malit Everest për herë të 31-të dje, të martë...